E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e konsolidimit të pranisë së BE-së në Kosovë dhe largimit të referencës së Rezolutës 1244 ndaj Kosovës.
Gentilini: Kosova do gëzojë përkrahjen e BE-së për të ardhmen evropiane








Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, i cili u shpreh se Kosova, sikurse rajoni, do ta gëzojnë përkrahjen e BE-së për të ardhmen evropiane.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e konsolidimit të pranisë së BE-së në Kosovë dhe largimit të referencës së Rezolutës 1244 ndaj Kosovës. Ajo tha se Kosovës duhet që sa më parë t'i ofrohet marrëdhënia kontraktuale me BE-në dhe që procesi i liberalizimit të vizave të fillojë sa më parë, gjë që do të kishte edhe efekt në shpejtimin e reformave të brendshme.

Presidentja Jahjaga bisedoi me Gentilinin edhe për dobinë që ka bashkëpunimi i ngushtë i EULEX-it me institucionet e Kosovës, që do të garantojë suksesin e këtij misioni, si dhe e ftoi BE-në që të përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës në avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Fernando Gentilini gjate ditës në ka në axhendë edhe takimet me Kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi

Publikuar: 12.05.2011 | 14:32
Lexuar: 1003 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime