E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo Ditë ndërkombëtare, e rëndësishme në vaçanti për konsumatorin, festohet ne perkujtim të 20 Majit të vitit 1875, kur 17 shtete u mblodhën në Paris dhe themeluan Konventen e Metrit.
Sot është 20 maji “Dita boterore e Metrologjise”


Selatin Kaçaniku

Është ditë dhe moment i duhur për aktivitetet senzibilizuese të të gjithë pjesëmarrësve në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve. Çuditërisht, në Kosovë akoma nuk kamë dëgjuar se është ndërmarrë ndonjë aktivitet në këtë drejtimn, jo vetëm sivjet, por asnjëherë dhe asnjë vit më parë.

Nëse nuk dime nuk e kemi larg ku të mësojmë, ja ku është Tirana, shumë afër ?!

Kjo Ditë ndërkombëtare, e rëndësishme në vaçanti për konsumatorin, festohet ne perkujtim të 20 Majit të vitit 1875, kur 17 shtete u mblodhën në Paris dhe themeluan Konventen e Metrit.

20 Maji festohet si një ditë në të cilën metrologët mund te jenë krenarë për arritjet e tyre shumë të mëdha dhe njëkohësisht shumë influencuese.
Pse nuk janë krenarë metrologët në Kosovë ?

Ja një shans që po humbet e do të mund ta shfrytëzonim për të lavdëruar e frymëzuar Agjensionin e metrologjisë, sektorët dhe individët për të arriturat nga “ zero “ për 12 vite të pasluftës ?!

Agjensioni I metrologjisë ( në kuadrin e MTI-së ) ka edhe obligime ndaj të gjithë atyre që e nisën AM nga zeroja. Në këtë mënyrë, ja shansi që të njoftohen dhe senzibilizohen të gjithë, në veçanti konsumatori për të drejtat, interesat dhe obligimet të cilat mund t I realizojmë së bashku.

Agjensioni i Metrologjise eshte institucion i specializuar qe zotëron aftësi dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përdorur si referencë për të gjitha transmetueshmëritë e matjeve në Kosovë.

AM punon për zhvillimin e tre drejtimeve të metrologjisë në vendin tonë: metrologjisë shkencore, industriale dhe metrologjisë ligjore.

Misioni i Agjensionit të Metrologjisë është:
- Të ruajë dhe përdorë etalonet kombëtare të njësive të matjeve;
- Të mbrojë konsumatorët nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare, mbrojtjen e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë teknike, si dhe kontrollin sasior të parapaketimeve;

- Të ofrojë sherbime të kalibrimit prodhuesve dhe përdoruesve të mjeteve matëse për të qënë konkurues në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Aktiviteti i këtij Agjensioni luan rol kyç në përmbushjen e kritereve të politikave qeveritare sektoriale, të cilat synojnë liberalizimin e ekonomisë vendase në tregjet ndërkombëtare. Kjo për vendin tonë merr një rëndësi primare, sidomos në periudhën aktuale të proçesit të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin drejt integrimit sa më të shpejtë në familjen Europiane

Në këtë drejtim le ta përmendi edhe akreditimin e laboratorëve testuese/kalibruese, punë kjo që u bë më 18 maj 2011, duke bërë procedura të vlerësimit për mbikëqyrje në Qendrën e Laboratorëve Testuese në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).

Vlerësimi i mbikëqyrjes është bërë sipas kërkesave të standardit dhe procedurave të vlerësimit ISO / IEC 17025.

Në bazë të eksperteve, Qendra e Laboratorëve Testuese (QLT) në Institutin Kombëtar, ka implementuar me sukses të gjitha kërkesat e sistemit të menaxhimit, kërkesat teknike dhe kompetencën profesionale.



Publikuar: 20.05.2011 | 13:58
Lexuar: 1967 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime