E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas programit, sot pasdite në Romë delegacioni do ta vizitojë kishëzën antike në Panteon në shoqirmin e Danielle Mikeleti, rektor i bazilikës Panteon, ku do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të manifestimit.
Delegacioni i Maqedonisë në Romë dhe Vatikan për nder të Shën Cirilit









- Një delegacion shtetëror dhe kishtar i Maqedonisë, i kryesuar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, prej sot do të qëndrojë për vizitë treditore në Republikën e Italisë dhe Selinë e Artë, me rastin e manifestimit "Maqedonia për nder të Shën Cirilit".

Në përbërje të delegacionit shtetëror janë edhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski dhe zëvendës-drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Anton Sereçi, ndërsa në delegacionin kishtar janë mitropoliti i Prespës-Pellagonisë dhe ai Evropian, z. Petar dhe z. Pimen, si dhe ipeshkvi i Shkupit dhe egzarku i Apostolit Kiro Stojanov.

Sipas programit, sot pasdite në Romë delegacioni do ta vizitojë kishëzën antike në Panteon në shoqirmin e Danielle Mikeleti, rektor i bazilikës Panteon, ku do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të manifestimit.

Gjatë ditës së nesërme, në Vatikan presidenti Ivanov do të pritet nga kryetari i Kishës katolike të Romës papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë, ndërsa do të bisedojë edhe sekretarin shtetëror të Fronit të Shenjtë, kardinalin Tarçiso Bertone.

Publikuar: 22.05.2011 | 13:35
Lexuar: 1465 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime