E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që të dy, duke e komentuar propozimin e djeshëm nga ana e KE-së për mekanizëm mbrojtës, nënvizuan se është e qartë se paralajmërimet për gjoja heqjen e regjimit pa voza janë vetëm pjesë e fushatës parazgjedhore.
Vizat nuk kthehen për qytetarët e Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë edhe sot edhe nesër edhe në të ardhmen do të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza me pasaportat e tyre biometrike. Qeveria me masat që po i ndërmerr dhe të vazhdojë t'i ndërmarrë, nuk do të lejojë të rrezikohet ky përfitim historik dhe të gjithë ata të cilët do të përpiqen ta keqpërdorin regjimin pa viza do të dënohen, deklaruan në konferencën e përbashkët të sotme për shtyp zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Vasko Naumovski dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Që të dy, duke e komentuar propozimin e djeshëm nga ana e KE-së për mekanizëm mbrojtës, nënvizuan se është e qartë se paralajmërimet për gjoja heqjen e regjimit pa voza janë vetëm pjesë e fushatës parazgjedhore.

"Qeveria i porositë të gjithë qytetarët e vet që në mënyrë të qetë ta planifikojnë pushimin e tyre vjetor për udhëtime pa viza dhe njëkohësisht dëshirojmë t'i bindim ata të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme e shfrytëzojnë këtë regjim pa viza të mos shpresojnë për azil. Jo vetëm që nuk do të fitojnë azil, por edhe nuk do të kalojnë pa u dënuar. Dëshirojmë t'i qetësojmë qytetarët e ndërgjegjshëm dhe t'i shqetësojmë të pandërgjegjshmit. Dy milionë qytetarë nuk do të jenë viktima të disa individëve që dëshirojnë të përfitojnë apo disa qindra qytetarëve me shpirt avanturist", tha Naumovski.

Ai u bëri thirrje mediumeve, siç thotë, të mos u prezantojnë fakte të rejshme qytetarëve, ndërsa deklaratat e përfaqësuesve të KE-së të citohen saktë për shkak të ruajtjes së profesionalitetit dhe informimit të saktë të opinionit.

Jankullovska, nga ana e vet theksoi se masat të cilat Qeveria po i zbaton për, siç thotë, t'i korrigjojë gabimet e qeverisë së kaluar dhe të bëjë gjithçka që është e domosdoshme për t'u fituar liberalizimi. Foli për luftën kundër korrupsionit dhe krimit me ç'rast nga vendi i 105-të në listën e "Transparens interneshënëll" në vitin 2006, Maqedonia sot është në vendin e 62-të, në vendosjen e pasaportave dhe dokumenteve biometrike dhe sistemit të vendosur të integruar të kontrollit kufitar. Ajo foli edhe se aktivitetet dhe kontrollet e deritanishme të MPB-së, të zbatuara në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente janë kthyer 500 qytetarë, gjatë tentimit për të dalë nga vendi, sepse nuk e kanë dëshmuar qëllimin e udhëtimit të tyre, ndërsa janë zbatuar kontrolle edhe në 64 agjenci turistike dhe 24 shoqata për transport të udhëtarëve, me ç'rast janë shqiptuar edhe dënime të larta në të holla.

"Do të vazhdojmë me kontrollet e këtilla dhe me masat e këtilla respresive për t'ua mundësuar atyre dy milionë qytetarëve të ndërgjegjshëm ta shfrytëzojnë liberalizimin sepse ajo ishte një ndër prioritetet kulmore të kësaj Qeverie dhe mbetet edhe për katër vitet e ardhshme. Në bashkëpunim me ministritë e tjera do të vazhdojmë edhe me fushatën informuese, përkatësisht vënien qartë në dituri qytetarëve tanë se cila është përmbajtja e saktë e liberalizimit të vizave, përkatësisht për çka ai mund të përdoret", tha Jankullovska.

Paralelisjt me atë, ajo ceki edhe masat të cilat po ndërmerren në funksion të përmirësimit të kushteve për jetë dhe krijimit të më tepër mundësive për të gjitha kategoritë e qytetarëve të Maqedonisë. Duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske, ministrja sqaroi se Qeveria, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe kushteve për jetë, obligohet që gjatë katër viteve të ardhshme ta ulë numrin e të papunëve për pesë përqind shtesë, siç thotë, gjatë katër viteve, numri i tyre është pakësuar për gjashtë për qind.

E pyetur se përse është pritur deri më tani, Jankullovska me qëndrim se që prehj fillimit të marrjes së liberalizimit të vizave, MPB-ja në vazhdimësi po zbaton fushata informuese dhe po ndërmerr masa në pjesën represive. Sipas saj, aktualizimi i çështjes për zbatimin e liberalizimit të vizave nuk është e lidhur me problemet të cilat paraqiten nga vendet e Ballkanit të cilët fituan liberalizim të vizave, por para së gjithash, rrezikut serioz të cilin BE-ja e sheh në valën e emigrantëve nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.

Zëvendëskryeministri Naumovski theksoi se këtë vit, përkundër vitit të parë, kur është vërejtur numër më i madh i emigrantëve nga rajoni i Likovës, në pjesën më të madhe ata vijnë nga pjesa juglindore e vendit, ndërsa për investimet e deritanishme të Qeverisë për zhvillim të Likovës, udhëzoi për llogaridhënie të Qeverisë.

Publikuar: 25.05.2011 | 15:21
Lexuar: 1244 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime