E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim do të bisedohet për problemet dhe sfidat aktuale ekonomike dhe politike në vendet nga rajoni qendror evropian, por edhe për çështjet globale politike të kontinentit evropian dhe më gjerë. Temë qendrore këtë vit janë "Përvojat lokale dhe standardet universale", ndërsa do të diskutohet edhe për përvoja të ndryshme të vendeve në proceset e transformimit sistemor, zhvillimin demokratik, krijimin e tregut të hapur, si dhe për perspektivat e ardhshme dhe sfidat.
Presidenti Ivanov në Varshavë në takim të shefave të shteteve nga Evropa Qendrore







Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në takimin e 17-të të presidentëve nga Evropa Qendrore që do të mbahet në Varshavë, Poloni.

Në takim do të bisedohet për problemet dhe sfidat aktuale ekonomike dhe politike në vendet nga rajoni qendror evropian, por edhe për çështjet globale politike të kontinentit evropian dhe më gjerë. Temë qendrore këtë vit janë "Përvojat lokale dhe standardet universale", ndërsa do të diskutohet edhe për përvoja të ndryshme të vendeve në proceset e transformimit sistemor, zhvillimin demokratik, krijimin e tregut të hapur, si dhe për perspektivat e ardhshme dhe sfidat.

Në mbledhjen e 17-të në Varshavë do të marrin pjesë presidentë të 22 shteteve: Shqipërisë, Austrisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Ukrainës, Latvisë, Lituanisë dhe Kosovës, ndërsa si mysafir special do të jetë prezent edhe presidenti i SHBA-së Barak Obama.

Në suaza të seancës është e paraparë darkë e përbashkët e të gjithë presidentëve evropian me presidentin amerikan Barak Obamën, ndërsa do të bisedohet për përvojat e vendeve nga Evropa Qendrore në përparimin e demokracisë, prosperitetin dhe stabilitetin e Evropës, si dhe për revolucionet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, implikacionet mbi Evropën dhe mbështetjen për tranzicionin e tyre demokratik.

Krahas pjesëmarrjes në debatet e mbledhjes, presidenti Ivanov do të ketë më tepër takime bilaterale dhe joformale me lider evropian.

Ky takim tradicional i presidentëve nga rajoni mbahet çdo vit prej vitit 1993 dhe ka për qëllim të mundësojë dialog të drejtpërdrejtë dhe të barabartë të fqinjve të drejtpërdrejtë dhe të gjitha shteteve evropiane pas vendposzitës dhe vokacionit për të gjitha çështjet meinteres të ndërsjellë

Publikuar: 26.05.2011 | 03:46
Lexuar: 2024 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime