E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri shpirtëror tibetian gjatë fundjavës i nënshkroi amandamentet e Kushtetutës së qeverisë tibetiane në egzil me të cilat zyrtarisht ia transferoi rolin politik të kryeministrit dhe qeverisë.
Dalaj Lama hoqi dorë nga autorizimet politike







- Dalaj Lama sot edhe formalisht hoqi dorë nga roli politik, por do të bëhet simbol i unitetit tibetian, kumtoi zëdhënësi i liderit shpirtëror.

Lideri shpirtëror tibetian gjatë fundjavës i nënshkroi amandamentet e Kushtetutës së qeverisë tibetiane në egzil me të cilat zyrtarisht ia transferoi rolin politik të kryeministrit dhe qeverisë.

"Ky është moment historik. Ai do të mbetet lider fetar dhe simbol i unitetit tibetian, por zyrtarisht hoqi dorë nga roli politik", theksoi Tempa Cering.

Dalaj Lama, të cilin Kina e llogarit përgjegjës për shkaktimin e trazirave në Tibet, vendimin për tërheqje e paralajmëroi që më 10 mars, në përvjetorin e kryengritjes së pasuksesshme të Tibetit në vitin 1959, pas çka emigroi në Indi.

Për kryetar të ri të qeverisë tibetiane në egzil u zgjodh Lobsang Sangaj, avokat nga Harvardi.

Dala Lama sigurisht do të vazhdojë të ketë ndikim kur bëhet fjalë për hapat politik, por Sangaj në këtë mënyrë do të bëhet personalitet më i shquar nga parardhësi i tij në funksionin e kryeministrit.

Pekini zyrtar me vite insiston në atë se Dalaj Lama dëshiron të vendosë pavarësinë e Tibetit, që fituesi i Çmimit Nobël për paqe në vitin 1989 e hodhi poshtë, duke pohuar se dëshiron autonomi të rëndësishme për atdheun e tij në Himalaje.

Tërheqjen e Dalaj Lamës nga funksioni politik, Pekini e vlerëson si truk të zakonshëm dhe theksoi se qeveria tibetiane në egzil është organizatë politike ilegale dhe se vendimi i Dalaj Lamës nuk ka kurfarë rëndësie për Tibetin.

Sangaj zyrtarisht e mbështeti politikën e Dalaj Lamës, e cila angazhohet për autonomi të rëndësishme të Tibetit në administratën kineze. Megjithatë, ai paraprakisht parlajamëroi se do të mund të shonte edhe më larg nga politika e Dalaj Lamës për "rrugë të mesme" në negociatat për autonomi të Tibetit. Si student në Nju Delhi, Sangaj ishte lider i Kongresit rinor tibetian i cili kërkonte pavarësi për Tibetin.

Publikuar: 30.05.2011 | 21:11
Lexuar: 1200 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime