E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bullgaria do të mbështesë çdo emër me kompromis të cilin do ta dakordojnë Shkupi dhe Athina, por paralajmëroi se "kërkesa e emrit me përcaktim gjeografik deri në shkallë të caktuar mund ta prek edhe Bullgarinë do të mund të shkaktonte pakënaqësi të caktuar qytetare". Si sembull i theksoi emrat e tipit "Maqedonia Veriore" dhe "E epërme".
Përvanov: Emri me përcaktim gjeografik mund ta prek edhe Bullgarinë







- Bullgaria dhe Sllovenia vlerësojnë se vendi i Maqedonisë është në BE dhe i mbështesin angazhimet e Shkupit dhe Athinës për gjetjen e zgjidhjes konstruktive dhe të dyanshme për çështjen e emrit, theksoi presidenti bullgar Georgi Përvanov dhe homologu i tij slloven Danillo Tirk në konferencën e djeshme për shtyp në Lubjanë.

"Pa dyshim se Maqedonia duhet të ketë perspektivë evropiane dhe euroatlantike dhe sa më shpejtë që të zgjidhet çështja e emrit aq më shpejtë do t'i hapet rruga vendit drejt tri organizatave", deklaroi Përvanov.

Ai siç transmeton agjencia BTA, theksoi se Bullgaria do të mbështesë çdo emër me kompromis të cilin do ta dakordojnë Shkupi dhe Athina, por paralajmëroi se "kërkesa e emrit me përcaktim gjeografik deri në shkallë të caktuar mund ta prek edhe Bullgarinë do të mund të shkaktonte pakënaqësi të caktuar qytetare". Si sembull i theksoi emrat e tipit "Maqedonia Veriore" dhe "E epërme".

"Ato nuk duhet komentuar duke pasur parasysh atë se një pjesë e "Maqedonisë Veriore" dhe "E epërme" është Maqedonia pirine e cila ndodhet në territorin bullgar dhe do të hapte çështje se si do të quhej popullata në rast të këtillë në këtë pjesë të Bullgarisë, tha Përvanov, por siç theksoi, "le të gjejnë miqtë tanë në Shkup dhe Athinë emër të përbashkët dhe të pranueshëm, ne bullgarët do të gjejmë mënyrë ta shprehim pozitën tonë konstruktive".

Presidenti slloven Tirk vlerëson se krahas angazhimeve të shumëanshme për zgjidhjen e kontestit, është i domosdoshëm dialog i fuqishëm i nivelit më të lartë midis Greqisë dhe Maqedonisë. Ai shprehu bindjen se lista e prezantuar me emra të mundshëm nga ndërmjetësuesi i KB-së Methju Nimic është i mjaftueshëm dhe nuk duhet kërkuar opsione të tjera.

"Më e rëndësishme është dy shtetet midis tyre të merren vesh. Çështja mund të zgjidhet nëse ka vullnet dhe guxim te liderët e dy vendeve. Është koha e fundit ata të gjejnë zgjidhje për problemin", deklaroi Tirk në konferencë për shtyp me Përvanovin i cili dje qëndroi për vizitë në Slloveni.

Publikuar: 07.06.2011 | 14:29
Lexuar: 1125 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime