E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në hapjen e konferencës së pestë të shefave të shtatmadhorive nga Ballkani, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, i cili do të mbajë fjalim para të pranishmëve.
Në Ohër Konferenca e pestë e shefave të SHM të armatave nga vendet ballkanike












Në Ohër prej sot fillon Konferenca e pestë e shefave të shtatmadhorive të armatave nga vendet ballkanike.

Në Konferemcë, krahas nikoqirit - kryesues, shefit të SHtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Mirosllav Stojanovski, do të marrin pjesë shefat e SHM të forcave të armatosura (FA) të Shqipërisë, gjenerali brigadier Maksim Malaj, i FA të Bosnjë e Hercegovinës, gjeneral-nënkoloneli Milladin Millojçiq, i Bullgarisë, gjenerali Simeon Simeonov, si dhe zëvendësat e SHM të Greqisë, gjeneral-nënkoloneli Georgios Nakopulos, i Rumanisë, gjeneral-nënkoloneli Dan Gika-Radu, i Serbisë, gjenerali Milloje Miletiq, komandanti i Armatës së tretë turke, gjenerali Jallçin Ataman dhe SHM i FA të Malit të Zi, viceadmirali Dragan Samarxhiq.

Krahas shefave të SHM të armatave nga vendet ballkanike në rolin e mysafirëve do të marrin pjesë zëvendës kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, gjeneral-nënkoloneli Valter Gaskin, komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli, admirali Samuel Loklier, zëvendësi i drejtorit për planifikim të komandës së forcave të SHBA-së në Evropë, Majkëll Rajan, zëvendësi i SHM të FA të Sllovenisë, kontra admirali Renato Petriç dhe zëvendësi i SHM të FA të Kroacisë, kontra admirali Zdenko Simiçiq.

Në hapjen e konferencës së pestë të shefave të shtatmadhorive nga Ballkani, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, i cili do të mbajë fjalim para të pranishmëve.

Konferenca ballkanike e shefave të shtatmadhorive, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, paraqet rezultat të nismave dhe angazhimeve për përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në rajon, të cilat kanë për qëllim promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjërë.

Në fokus të konferencës së pestë të SHM të armatave nga vendet ballkanike pritet të përforcohet bashkëpunimi në fushën e stërvitjes dhe ushtrimeve, përforcimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, si dhe vazhdimi i proceseve të filluara për përballje të ndërsjelltë me sfidat bashkëkohore të sigurisë, të inicuara në konferencat paraprake.

Si rezultat i përpjekjeve për përmirësimin e komunikimit të përbashkët dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në forumin e pestë të SHM nga vendet ballkanike pritet të vazhdojë me punë Grupi koordinues, i cili prej vitit 2007 vepron si trup i përhershëm i kësaj nisme, me detyrë që t'i shqyrtojë mundësitë, instrumentet dhe mekanizmat për realizimin e bashkëpunimit konkret ushtarak të armatave nga rajoni, si një nga modalitetet pë realizim praktik të bashkëpunimit ushtarak, nëpër projekte të përbashkëta konkrete në fushën e stërvitjes, arsimit ushtarak dhe ushtrimeve.

Përndryshe, konferena e SHM të armatave nga vendet ballkanike u mbajt në prill të vitit 2007 në Selanik, Republika e Greqisë, e dyta në Antalia, Republika e Turqisë, e treta në Beograd, Republika e Serbisë, ndërsa e katërta në Brashov, Rumani./mia/

Publikuar: 08.06.2011 | 01:20
Lexuar: 1088 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime