E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kjo skuadër do të mund të arrinte sukseset e njëjta edhe me ndonjë trajner tjetër. Mirëpo, unë nuk do të arrija këto suksese, pa këta futbollistë që janë fenomenalë", ka thënë Guardiola 40-vjeçar, shkruan gazeta spanjolle "Sport" të shtunën.
Guardiola i bart te lojtarët meritat për sukses






Trajneri Pep Guardiola për tri vite të kaluara në krye të Barcelonës ka fituar plot dhjetë trofe. Nën drejtimin e tij, Barça tri herë është shpallur kampione e Spanjës, dy herë ka fituar Ligën e Kampionëve, një herë Kupën e Spanjës, dy herë Superkupën e Spanjës, dy herë Superkupën e Evropës dhe një herë Botërorin e klubeve. Mirëpo, për gjithë këto suksese, Guardiola thotë se nuk ka pasur shumë gisht. Ai të gjitha meritat për titujt e fituar ua ka lënë lojtarëve të tij.

"Kjo skuadër do të mund të arrinte sukseset e njëjta edhe me ndonjë trajner tjetër. Mirëpo, unë nuk do të arrija këto suksese, pa këta futbollistë që janë fenomenalë", ka thënë Guardiola 40-vjeçar, shkruan gazeta spanjolle "Sport" të shtunën.

Në stinorin e fundit Barcelona e fitoi Primera Divisionin dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa arriti edhe në finale të Kupës së Spanjës ku u mposht nga Real Madridi pas lojës shtesë me rezultatin 1:0.

"Unë nuk bëj asgjë ndryshe nga trajnerët tjerë. Nuk e vlerësoj veten më të mirë se të tjerët. Unë vetëm e bëj punën sa më mirë që të jetë e mundur dhe njëkohësisht nuk e harroj se nga vij. Jam i sinqertë me lojtarë, mundohem t’ua bart idenë time për futbollin dhe të mos i udhëheq gabimisht", ka theksuar Guardiola.

Guardiola ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai vlerësohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, ndonëse ka vetëm tre stinorë që po drejton një skuadër të nivelit të lartë. Më herët ishte trajner i Barcelonës B me të cilën skuadër po ashtu arriti suksese të mëdha.

Publikuar: 12.06.2011 | 16:45
Lexuar: 1002 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime