E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dikur shumë të gjalla, këto qytete duket se e kanë përjetuar apokalipsën. E tash janë shndërruar në parajsë për fotografët, të cilët bëjnë fotografi magjepsëse.
Qytetet e mbetura shkret






1. Bodie (SHBA, Kaliforni): sipas të gjitha gjasave qyteti më i famshëm fantazmë. I ndërtuar gjatë epokës së dyndjes drejt arit, qyteti më 1880 kishte një popullatë prej 10.000 banorësh, e pastaj pak nga pak është braktisur si pasojë e shumë zjarreve.

2. Hashima (Japon): i blerë nga Mitsubishi më 1890 për shkak të pasurisë nëntokësore me qymyrguri, ky ishull mineral me 5.300 banorë qe braktisur tërësisht më 1974. Deri më 2009 ka qenë e ndaluar shkuarja në të, por tani kush të dojë mund ta vizitojë.

3. Pripiat (Ukrainë): i ndërtuar në vitet 1970 për të strehuar punëtorët e centralit nuclear të Çernobilit, ky qytet me 50.000 banorë ka mbetur shkret pas katastrofës që ka ndodhur vetëm 3 kilometra tutje.

4. Sanzhi Pod City (Tajvan): një projekt për një qendër pushimi me dizajn futuristik do të braktiset shumë shpejt për shkak të mungesës së financimit dhe aksidenteve gjatë ndërtimit.

5. Kolmanskop (Namibi): i ndërtuar më 1908 nga kolonë gjermanë të interesuar për eksploatim të diamantit, ky qytet i mbetur shkret tani është një atraksion turistik… dhe terren lojërash i fotografëve më të talentuar.

6. Craco (Itali): një qytet mesjetar fascinues, i cili tani është vend ku xhirohen shumë filma (Quantum of Solace, Pasioni i Krishtit…)

7. Varosha (Qipro): lagje e qytetit Famagusta dhe ish-destinacion turistik… para konfliktit me turqit më 1974.

8. Agdam (Azerbajxhan): ish-qytet i 50.000 banorëve… të cilët, të gjithë kanë ikur gjatë luftës së Nagorni-Karabahut (1988-1994)

9. Kadykchan (Rusi): popullata e këtij qyteti minierash (të thëngjillit) ka rënë nga 10.270 banorë sa i kishte më 1986 në 287 banorë më 2007.

10. Oradour-sur-Glane (Francë, Limousin): një pjesë e fshatit është ruajtur për të dëshmuar tmerrin e masakrimit të popullatës së tij më 1944.

Publikuar: 12.06.2011 | 17:07
Lexuar: 2923 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
qajup (13/06/2011 20:57:27) ssssss

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime