E diel, 21.10.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Simpoziumi shkencor pėr jetėn dhe veprėn e Josif Bagerit i pėrmbylli me sukses punimet e tij

Publikuar: 27.06.2011 | 16:46
Lexuar: 3909 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Fadil Curri (30/06/2011 13:22:25) QYTETET E VENDET SHQIPTARE TĖ MAQEDONISĖ NĖ POEZINĖ E JOSIF BAGERIT

Josif Bageri i Rekės sė Epėrme, Nistrovės sė vendlindjes sė tij, i ngjan njė intelektuali tė anatemuar ose tė inkuzicionuar, njė rilindėsi real qė rilindi shumė me vonesė. Duke i lexuar poezitė e tija, mė ranė sy poezitė e dedikuara disa vendeve ose qyteteve shqiptare nė Maqedoni, si janė Shkupi, Dibra Manastiri, Reka, elementi hidrogjegrafik, pasaj qytetet qė janė shqiptare jashtė Maqedonisė, por qė ndėrlidhen me fatin e pėrbashkėt shqiptar(Elbasani) dhe qytete e vende joshqiptare, por qė pėrsėri ndėrlidhen me veprimtarinė shqiptare(Sofja e Bullgarisė). Poashtu vendet qė pėrmenden nė kėto poezi janė Shqipėria, Bullgaria, Greqia(herė si More), Serbia, Turqia e Maqedonia.
Nė poezinė “Shqyptarėt e Shkupit” poeti Josif Bageri duket se ka dije pėr kėtė qytet, popullatėn e tij gjatė historisė dhe tė aktualitetit, ngaqė si “kjytet i dėgjuet”, ka vėrejtuar shumė sprova, por qė kohėt e fundit, pra pėr aktualitetin bagerian, ka nisur njė rrugė tė mbarė. Kjo intuitė e Bagerit ėshtė nė pėrputhje me tė dhėnat historike dhe me kronikat e shtypit tė atėbotshėm tė dekadės sė parė tė shekullit XX nė prak tė Pavarėsimit tė Shqipėrisė dhe njohjes ndėrkombėtare si shtet. Sipas tė dhėnave qė sjell gazeta “Shkupi” e Jashar Erebarės, me tė cilin kishte kontakte edhe Josif Bageri, Shkupi nė kohėn kur u shkrua kjo poezi ishte qendėr e lėvizjeve kombėtaare shqiptare, ku kishte klub, gazetė dhe pretendohej sė shpejti tė hapej edhe shkolla shqipe. Pėrpjekjet unifikuese shqiptare jepnin fryte tė mėdha, sipas poetit, duke lėnė zėnkat, tė cilat i quan “tė zonat” dhe kjo sillte deri te vellazėrimi, duke i bėrė nder atdheut, “amės”, si e quan Bageri.
Josif Bageri nė kėtė poezi nėntekstualisht Shkupin e identifikon si pjesė tė Gegėnisė e Kosovės, me trima tė ngjashėm qė i kishte edhe pjesa tjetėr e Shqiptarisė, Toskėria, ose Toskinia, si e quan poeti. Nyje e pėrbashėt e trimave gegė e toskė ėshtė gjuha, pėr tė cilėn kanė dhėnė edhe besėn se do ta mėsojnė dhe se nuk duan tė ngelin nė errėsirė. Pėrparimi qė ndjehet ndėr shqiptarėt e Shkupit nė vargjet e tija sheshon ekzaltimin pėr kohėn e mirė qė ka arritur, duke e shpėtuar Shypninė nga pėrmbytja e saj.
Poeti Josif Bageri poezinė e pėrfundon me dėshirėn-bekim:

T’ rrojn Shkupnjonėt dhe Shqypnia!
T’ rrojn klubi me gjith shok!
T’ rrojn bashkimi e vllaznia!
Kėshtu du pėr Qill’ dhe tok.


Josif Bageri poezi i kushtom edhe krahinės shqiptare me besim ortodoks, Rekės, nė fshatin Nistrovė tė sė cilės edhe u lind nė vititn 1870. Se ėshtė i mishėruar nė kėtė krahinė, dėshmojnė edhe dy pseudonimet, me tė cilat nėnshkruhej nė krijimet letrare, Rek Rekasi dhe Shpirti i Rekės. Shkroi edhe poezinė “Reka vendi im”, nė tė cilėn, ngjashėm si nė atė qė ia kushton Shkupit, edhe Rekėn e konsideron si pjesė tė Shqipėrisė. Pėr Rekėn shkruan::

Pėrveē shqypen tjetėr s’ di,
Se kėrthinėz je n’ Shqypni.

Nė kėtė poezi Rekėn e prezenton si me njerėz tė ditur e mjek tė arritur. E quan edhe zemra e Shqypnis e vend i trimnis. Jep porosi Rekės tė mos jetė si ka qenė, por tė gjejė ndonjė trim qė do tė udheheqė. Kurse nga vargjet e poezisė”Lamtumirė” mėsojmė se Reka ishte detyrė dhe dėshirė qė tė vdesė Josif Bageri nė tė, jo nė shtrat, por nė luftė pėr liri.
Nė poezinė “Dibėr” Josif Bageri bėn pėrshkrimin bukolik tė kėsaj ane, sigurisht mė qėllim shpirtėzimi atdhetar te lexuesi. Kėtu ėshtė ideja pėr krijimin e njė ushtrie me flamurin e kuq nė dorė, duke nisur nga njė udhėhqeqės mė “kumandarė” tė tjerė.
Poezi tjetėr qė ka temė qytet shqiptar nė Maqedoni ėshtė “Kushtrimi i shqyptarvet nė Monastir”. Edhe ky qytet nė periudhėn e Parapavarėsisė ishte tejet me rėnndėsi pėr ēėshtjen shqiptare, posaēėrisht qė krijoi veprėn historike tė njėsimit tė alfabetit tė gjuhės shqipe dhe evitoi ndasitė qė shkaktonin pėrēarje ndėr shkruesit e letrave shqipe. Poeti mbase duket panegjerik kur shkruan se Natyra i ka krijuar shqiptarėt me ndjesi tė mirė, kur senitėsit e tė gjitha anėve shqiptare arrijnė e tubohen nė Monastir kėtė muaj(nėnkuptohet se poeza ėshtė shkruar nė nėntor 19008) qė tė kuvendojnė pėr gjuhėn shqipe. Siguria e Josif Bagerit pėr rėndėsinė e pėrcaktimit alfabetik shqiptar ėshtė vzionare, sepse do te krijojė lulėzmin kombėtar. Autori, ngjashėm si te poezia pėr Shkupin e shqiptarėt e tij, edhe kėtė poezi me temė Manastirin e pėrfundon me dėshirėn-bekimin

T’ rrojn! Kėta trima, senitės kombi
Se ky kushtrim ton botėn trondi!...

Tė rrojn Shqypnija me gjith bijt e sajė!
Besa tosk e gegė, kurrė nuk dajė.


Josif Bageri si frymėzim qytetin e Monastirit, si e quan Manastirin, e letrariozon edhe nė poezinė “Nji piramid dėshmorvet”. Shtjellon fatin elegjiak pas vrasjes sė tre atdhetarėve shqiptarė nga grekėt, njė tregtari e dy priftėrinjve. Priftėrinjtė Kristo e Vasil, si dhe tregtari Spiro Kosturi, ndonėse u vranė nga andartėt grekė, poeti ka bindjen se nuk ua kanė vrarė shpirtin e dėshmorėve dhe idetė e therorėve. Kėta kishin predikuar fenė nė gjuhėn shqipe. Prift Vasili ishte dergjur dhe kishte vdekur nė burgun e Manastirit.
Nėpėr poezitė e Josif Bagerit lexojmė edhe pėr qytetet tjera shqiptare dhe joshqiptare, si ėshtė Elbasani i pasnormales, kur poeti porosit qė tė shkollohen edhe shqiptarėt e kėtushėm. Shkruan poezi edhe pėr shoqėrinė shqiptare nė Sofje tė Bullgarisė, ku vepronin shumė shqiptarė, ndėr ta edhe Josif Bageri. Kur jemi kėtu, ėshtė interesant se nga tė gjithė fqinjtė, Josif Bageri veēon pėr harmoni me shqiptarėt popullin bullgar, ashtu si nuk pandeh pėr turqit e serbėt(sllavėt), kurse grekėve u jep qortim se nuk kanė pjesė nė Maqedoni.

POSHTĖSHĖNIM: Tė shtunėn e kaluar, mė 25 qershor 2011, nė lokalet e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, u mbajt simpoziumi kushtuar jetės e veprės sė Josif Bagerit. Nė punimet e kėtij simpoziumi u lexuan rreth 30 kumtesa. Ndėr to ishte edhe kumtesa ime “Qytetet e vendet shqiptare tė Maqedonisė nė poezinė e Josif Bagerit”. Ky punim ėshtė mė i gjatė, por meqė kriteret e simpoziumit ishin tetė minuta, u desh tė reduktohej qasja. Pas leximit tė teksteve, nė ciklin e debateve e diskutimeve autori i kėtij vėshtrimi sheshoi propozimin qė nė tekstet shkollore shqipe jo vetėm nė Maqėdoni, nė faqet e tyre tė gjenin vend edhe poezitė, letrat ose ndonjė krijim me rėndėsi e me vlerė e Josof Bagerit. Ky propozim hasi nė pėrkrhahje, bile edhe duke e plotėsar me ndonjė shkrmtar tė anatemuar, si ishte Sadudin Gjura. Josif Bageri lindi nė njė krahinė shqiptare me besim ortodoks, e cila krahinė nė masė tė konsiderueshme ėshtė sllavizuar nga pushtetet mbretėrore jugosllave, asaj titoiste tė RSFJ e kėsaj etatiste tė Republikės sė Maqedonisė.
Ibrahim Kelmendi (01/07/2011 13:22:34) Ju falenderoj Zoteri Curri per kete veshtrim Tuajin. Po e zgjeruat (ne forme kumtese), do ua publikoja ne librin qe do te perfshi kumtesat e simpoziumit, i cili do jete ne shqip dhe maqedonisht (ndoshta edhe ne anglisht).
Ju lutem, me dergoni edhe nje cv Tuajen.
Me respekt,
i.kelmendi@hotmail.com
Fadil Curri (01/07/2011 22:42:16) Kėtė tekst e dėrgova pėr qėllime opinionre ndaj atyre qė nuk kanė pasur mundėsi tė ndjekin punimet e simpoziumit. Tamatikisht e bėra tė profilizuar, qė tė mos pėrsėriten temat e tė dhėnat. Pra, iu qasa njė teme qė mendova se nuk do ta kishte asnjė studiues dhe kėshtu edhe doli, duke iu qasur dhe sheshuar njė temė specifike nga tė tjerėt, jo tė pėrgjithėsuar. Ky kundrim shpresoj se do te gjejė vend nė njė libėr timin me tema kulturologjike qė mendoj ta botoj vitin e ardhshėm.
Sa i pėrket librit qė synuakėshit ta botoni, ėshtė mirė t'ua bėni me dije edhe autorėve tė tjerė tė kumtesave, sepse tė gjithė kanė qenė tėuar t'i thuktėsojnė punimet e tyre, bile edhe tė tjerė qė nuk ishin aty, sepse mė ėshtė dukur se pati pėrsėritje tematike e faktologjike, tė pėrzgjedhen e redaktohen ato nga njė redaksi opononente. Nė kėtė synim ju dėshiroj suksese me pėrmbyllje fatlume.
Pėrshėndetje dhe tė mira ju dėshiroj.
currif@hotmail.com
rami kamberi (18/09/2011 23:03:30) me vjen mire mik i nderuar per kete publikim ngase gjuha e bagerit eshte edhe gjuha e jone, dashte Zoti qe te ec mbarre qellimi yne per t'i plotesuar amanetet e atyre qe shqip i gjalleronin qytetet ne fjale.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime