E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

unimi, pa dyshim përmban një kontribut teorik në fushën e materialeve polimerike-nanokompoziteve. Punimi, gjithashtu paraqet një kontribut drejt studimit të relacionit, veçanërisht të rëndësishëm tek materialet, të bazuar në polimere-nanokompozitet...
Asistentja e USHT-së, mr. sc. Luljeta Raka mori gradën shkencore doktor i shkencave teknike


Mr. sc. Luljeta Raka, asistente në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, ditë më parë, në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” e mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës, para komisionit në përbërje: Dr. Dijana Spaseska, profesor ordinar, dr. Vladimir Petrushevski, profesor ordinar, dr. Aleksandra Buzharovska, profesor inordinar, dr. Muhamet Shehabi, docent dhe dr. Gordana Bogoeva-Gaceva, profesor ordinar, e cila njëherësh ishte edhe mentore e kandidates.

Pas prezantimit të temës: “Përfitimi dhe karakterizimi nanokompoziteve të polipropilenit”, komisioni i lartpërmendur vlerësoi se punimi i kandidates mr. Luljeta Raka paraqet një tërësi të plotë shkencore në hulumtimin e materialeve, nanokompoziteve, në bazë të polipropilenit/të bazuar në polipropilen dhe argjilës së modifikuar dhe të pamodifikuar, duke i krahasuar dy teknologji të aplikuara për sintezën e tyre, si dhe karakterizimin e vetive themelore të tyre. Punimi, pa dyshim përmban një kontribut teorik në fushën e materialeve polimerike-nanokompoziteve.

Punimi, gjithashtu paraqet një kontribut drejt studimit të relacionit, veçanërisht të rëndësishëm tek materialet, të bazuar në polimere-nanokompozitet, shkalla e dispergimit të nanogrimcave-struktura-vetitë e nanokompoziteve, parë si nëpërmjet analizës krahasuese të morfologjisë dhe vetive të nanokompoziteve me shkallë të ndryshme të delaminimit/eksfoliimit të nanogrimcave, ashtu edhe nëpërmjet analizës së teknologjive të përdorura për sintezën e tyre.
Asistentja e USHT-së, mr. sc. Luljeta Raka mori gradën shkencore doktor i shkencave teknike

Ky është një tipar i rëndësishëm i punimit, i cili tregon vlerën e tij nga pikëpamja praktike, theksuan anëtarët e komisionit për mbrojtjen e temës së doktoratës dhe shtuan se duhet theksuar se nga puna e disertacionit të doktoratës janë publikuar 6 punime shkencore (4 në revista me impakt factor dhe 2 në revistën e ASHAM) dhe 11 prezantime në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare dhe vendore. E gjithë kjo flet për nivelin e lartë shkencorë të këtij disertacioni, si dhe qasjes serioze shkencore të kandidates.

Në fund, në përputhshmëri me aktet normative komisioni konstatoi se janë të plotësuara të gjitha kushtet ligjore që kandidatja mr. Luljeta Raka të marrë gradën shkencore doktor i shkencave teknike.

Publikuar: 28.06.2011 | 15:54
Lexuar: 4417 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Fatbardha Zejnullahu (13/11/2012 23:45:11) Krenohem qe njoh nje person si ty,e aq me teper qe je ligjeruese ne fakultetin tone .Suksese te me tutjeshme!
shemsi (27/02/2013 16:42:59) Te lumte,je nje pedagoge e mrekullushme urime,kso njerez i duhen shqiptarise.Te paqin per jet trojet shqiptare.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime