E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në intervistë, Krasniqi ka thënë se pala vendëse nuk është dashur të pranonte që qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi, pa pasaportat që mbajnë mbishkrimet e Republikës së Kosovës, ashtu sikur që nuk është dashur të pranonte që kufiri mes dy shteteve, të cilësohet si “kufi administrativ”.
Krasniqi: Qeveria hoqi dorë nga shtetësia!



Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga disa elemente të shtetësisë, në momentin kur ka marrë zotimin për t’i respektuar konkluzionet që kanë dalë nga tri marrëveshjet me palën serbe, të cilat janë arritur fundjavën e kaluar në Bruksel. Këtë konstatim e ka nxjerrë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, vetëm pak çaste pasi i ka lexuar konkluzionet e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper.

Në intervistë, Krasniqi ka thënë se pala vendëse nuk është dashur të pranonte që qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi, pa pasaportat që mbajnë mbishkrimet e Republikës së Kosovës, ashtu sikur që nuk është dashur të pranonte që kufiri mes dy shteteve, të cilësohet si “kufi administrativ”.

Njeriu që e udhëheq Kuvendin, e ka cilësuar të papranueshme edhe marrjen e fotokopjeve të regjistrave civilë në vend të origjinaleve. Ka thënë se Kosova i ka pasur origjinalet e këtyre regjistrave qysh kur ka qenë krahinë autonome në kuadër të ish-Federatës jugosllave, kështu që edhe BE-ja është dashur të bënte presion mbi Serbinë që t’ia kthente ato pronarit legjitim.

Kryeparlamentari Krasniqi ka ngjallur dyshime edhe rreth çështjes së nostrifikimit të diplomave universitare të shqiptarëve që jetojnë në Serbi e që studimet i kanë mbaruar në Kosovë, për vetë faktin se nostrifikimin nuk do ta bëjë Serbia, por një vend i tretë.

Ai ka thënë se u takon grupeve parlamentare të vendosin, nëse duan ta lënë Qeverinë të bëjë kompromise të tjera, apo do ta ndalojnë që të bëjë marrëveshje që nuk janë në favor të qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi e ka thënë hapur se shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri është treguar e papërgjegjshme në raport me obligimet që i ka ndaj Kuvendit dhe Presidencës, për t’i informuar me rrjedhën e bisedimeve. (Zëri)

Publikuar: 08.07.2011 | 10:05
Lexuar: 1429 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime