E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jeni të dashuruar, jeni “krejt në lule”, ndërsa partneri juaj është i përkryer, pa të meta. Shumë më vonë vjen pyetja e famshme: “Ku i pata sytë?” Shkencëtarët kanë gjetur tashmë përgjigjen për këtë pyetje.
Shkencëtarët kanë zbuluar pse dashuria është e verbër













Dashuria është e verbër për shkak të hormoneve, kanë zbuluar shkencëtarët britanikë. Hulumtuesit nga Bristoli kanë studiuar çiftet të cilat janë në martesë ose lidhje të lumtur. Atyre u është skanuar truri, përderisa kanë qenë duke shikuar fotografinë e partnerit dhe me këtë rast është konstatuar se u është rritur aktiviteti në pjesë të trurit ku gjenden receptorët e hormonit oxitocin.

Përndryshe, niveli i tij rritet papritmas gjatë shqetësimit seksual dhe kjo ka shumë pasoja, para së gjithash sforcon besimin mes partnerëve, largon frikën dhe nervozen dhe në këtë mënyrë lehtëson lidhjen emotive me personin tjetër.

Skanimi i trurit te çiftet e dashuruara në fillim të lidhjes së tyre, ka treguar se për çfarë arsye në ato momente jemi “të verbër”për të metat e partnerit dhe të gjitha i shohim në dritën më të bukur. Në periudhën e dashurisë më të madhe është i rritur aktivitetin në pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për disponim dhe ekstazë, e kjo në masë të madhe rrezikon aftësinë e të gjykuarit dhe nuk lejon që objektivisht të shikojmë një person ose situatë.

Angelica Theodoridu, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Bristolit, shpjegon se kur hormoni oxitocin lëviz nëpër qarkullimin e gjakut na bën që të gjithë personat rreth nesh t’i marrim si të shkëlqyeshëm.

Publikuar: 10.07.2011 | 06:06
Lexuar: 1973 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime