E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ne do të kthehemi në shtëpitë tona, ndërsa të tjerat do të luajnë në Botëror më tutje. Është e pabesueshme", ka thënë Bajramaj, pas përfundimit të ndeshjes, shkruajnë mediumet gjermane.
Bajramaj nuk luan, Gjermania eliminohet nga Botërori





Mesfushorja kosovare e Përfaqësueses së Gjermanisë, Fatmire Bajramaj është eliminuar në çerekfinale të botërorit të futbollit "Gjermania 2011" nga Japonia.

Gjermania pësoi me rezultatin 1:0 pas lojës shtesë të shtunën mbrëma, ndërsa Bajramaj 23-vjeçare, që llogaritet ndër më të mirat në botë, nuk u aktivizua fare në këtë ndeshje. Pos Bajramajt, në këtë takim trajnerja e Gjermanisë, Silvia Neid nuk aktivizoi as legjendën e futbollit të femrave të Gjermanisë, Birgit Prinz.

"Ne do të kthehemi në shtëpitë tona, ndërsa të tjerat do të luajnë në Botëror më tutje. Është e pabesueshme", ka thënë Bajramaj, pas përfundimit të ndeshjes, shkruajnë mediumet gjermane.

Futbollistet e Japonisë para sfidës me Gjermaninë kishin thënë hapur se frikën më të madhe e kanë nga Bajramaj. Pikërisht, kosovarja në Olimpiadën Verore "Pekini 2008" kishte shënuar dy gola në fitoren që Gjermania e shënoi ndaj Japonisë me rezultatin 2:0, në ndeshjen për medalje të bronztë.

Por, trajneria Neid nuk vendosi të aktivizojë Bajramajn, sikur që nuk e kishte aktivizuar as në dy ndeshjet e para të fazës grupore. Gjermania pos që është eliminuar para tifozëve të saj, ka pësuar një goditje të radhës të dielën. Me fitoren e Suedisë në çerekfinale ndaj Australisë 3:1, Gjermania ka dështuar të sigurojë biletën për të marrë pjesë në Olimpiadën Verore "Londra 2012".

Gjermania kishte fituar dy botërorët e fundit dhe ishte vlerësuar ndër favoritet kryesore për të dalë kampione bote edhe këtë vit. Bajramaj që u zgjodh futbollistja e tretë më e mirë e botës nga FIFA në fillim të këtij viti, ishte parashikuar të udhëhiqte "panzeret" drejt suksesit të radhës, mirëpo ajo ndeshjen e vetme si titullare e luajti kundër Francës në takimin e xhiros së fundit të fazës grupore dhe në atë ndeshje nxori një penallti, ndërsa Gjermania triumfoi me shifrat 4:2.

Bajramaj, pos medaljes olimpike, me Gjermaninë ka fituar edhe një botëror dhe një evropian, ndërkohë që në nivel klubesh, ka fituar çdo trofe të mundshëm, në Gjermani dhe jashtë saj.

Publikuar: 11.07.2011 | 06:45
Lexuar: 1361 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime