E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve apelon deri te të gjithë qytetarët që ta respektojnë vendimin me çka do të kontribuohet për siguri më të madhe dhe qëndrim më të mirë të turistëve, të cilët kalojnë pushimet pranë liqeneve të Republikës së Maqedonisë.
Nga ndalohen skuterët në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit
- Në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit prej sot hyn në fuqi ndalesa e lundrimit të skuterëve me shpejtësi më të madhe se 45 kw të cilat mund të bartin maksimum tre persona.

Kufizimet vlejnë nga ora 11 deri në orën 18 çdo ditë për gjithë hapësirën ujore të tre liqeneve, ndërsa do të zgjazin deri më 20 gusht.

Vendimi është sjellë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të gjithë vizitorëve vendas dhe të huaj në liqen, respektivisht siguri më të madhe të notuesve dhe mbrojtje të mjedisit jetësor të liqeneve natyrore dhe nuk ka të bëjë vetëm me skuterët të cilat janë të dedikuara për nevoja zyrtare për kryerje të mbikëqyrjes inspektuese, doganore dhe policore.

Në periudhën e theksuar, Kapitenia e portit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme - Policia e liqenit do të kryejë kontrolle të rregullta në lidhje me respektimin e dispozitave ligjore, me ç'rast nëse konstatohet kundërvajtje, shkelësit e këtij Vendimi do të sanksionohen në mënyrë adekuate.

Për të gjithë qytetarët të cilët nuk do ta respektojnë vendimin janë caktuar sanksione, ndërsa vlera e gjobës që duhet ta paguajë kundërvajtësi arrin prej 6.000 deri 8.000 euro në kundërvlerë të denarit për persona juridikë, të cilët nuk u përmbahen kufizimeve të lundrimit,nga 3.000 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për tregtarë-individë, ndërsa si shtesë ndaj këtyre gjobave shqiptohet edhe dënim mandat në vendngjarje në vlerë prej 600 eurove në kundërvlerë të denarit.

Gjoba për persona fizikë, të cilët nuk do ta respektojnë kufizimin për lundrim arrin prej 800 deri në 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve apelon deri te të gjithë qytetarët që ta respektojnë vendimin me çka do të kontribuohet për siguri më të madhe dhe qëndrim më të mirë të turistëve, të cilët kalojnë pushimet pranë liqeneve të Republikës së Maqedonisë.

Ky kufizim i lundrimit të skuterëve është konform Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila është publikuar në Gazetën zyrtare.

Publikuar: 20.07.2011 | 12:31
Lexuar: 2015 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime