E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kjo skuadër është një prej më të moshuarave në Premier League. Ne i respektojmë ata dhe jemi të kënaqur me kualitetin që kemi për të sfiduar titullin e Anglisë. Por, jemi duke menduar edhe për të ardhmen", ka thënë Villas-Boas.
Villas-Boas u shpall luftë








Trajneri i ri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është duke menduar të promovojë disa lojtarë të rinj në ekipin e parë për të zvogëluar moshën mesatare të skuadrës.

Trajneri portugez ka përmendur mesfushorin 18-vjeçar Josh McEachran, mbrojtësin 16-vjeçar Nathaniel Chalobah dhe portierin 17-vjeçar Jamal Blackman si kandidatë për t'u ngritur në ekipin e parë nga akademia e Chelseat.

Villas-Boas 33-vjeçar, ka për detyrë të rinojë një prej skuadrave më në moshë në Premier Leaguen e Anglisë.

"Kjo skuadër është një prej më të moshuarave në Premier League. Ne i respektojmë ata dhe jemi të kënaqur me kualitetin që kemi për të sfiduar titullin e Anglisë. Por, jemi duke menduar edhe për të ardhmen", ka thënë Villas-Boas.

McEachran po vlerësohet si një talent i së ardhmes për Chelsean. Ai është paraqitur në tri ndeshjet e Chelseat në Azi. McEachran preferon të luajë si mesfushor ofensiv dhe të sfidojë për këtë pozitë Frank Lampardin.

"Unë së pari dua të kem sa më shumë minuta që të jetë e mundur këtë vit, pavarësisht nëse huazohem diku. Por, është e qartë se dua të mbetem në Chelsea", ka thënë McEachran.

Kanë mbetur edhe dy javë deri te fillimi i stinorit në Premier League, ndërsa Villas-Boas është ende duke kërkuar dy përforcime për klubin. Në krye të listës së Chelseat, qëndron mesfushori kroat i Tottenhamit, Luka Modriq.

Publikuar: 30.07.2011 | 10:27
Lexuar: 1353 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime