E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Strategjia e gabuar e ndjekur nga skuadrat e Mclaren me pilotin Hamilton i kushtoi këtij të fundit vendin e parë në klasifikim. E si të mos mjaftonte kjo, piloti britanik merr edhe një penallti nga komisarët duke u renditur më pas në vendin e gjashtë.
F1, Button fiton në Hungari
Jenson Button pas fitores në garën për Cmimin e Madh të Kanadasë, rikthehet sërish tek fitorja, këtë herë në Hungari.

Fillimi i garës ishte mjaft agresiv nga të dyja makinat Mclaren, të cilat në start u vendosën menjëherë pas Vettel me Red Bull që u nis i pari pas rezultatit të provave të ditës së shtunë.

Në xhiron e pestë Hamilton merr kryesimin e garës duke lënë pas Vettel. Të njëjtën gjë bën edhe shoku i tij i skuadrës, Jenson Button në xhiron e 14 duke e zbritur kampionin e botës në fuqi në vendin e tretë.

Por strategjia e gabuar e ndjekur nga skuadrat e Mclaren me pilotin Hamilton i kushtoi këtij të fundit vendin e parë në klasifikim. E si të mos mjaftonte kjo, piloti britanik merr edhe një penallti nga komisarët duke u renditur më pas në vendin e gjashtë.

Në xhirot e mbetura Hamilton rikuperon dy pozicione të tjera duke përfunduar garën në vendin e 4.

Për t’u përmendur vlen një incident në xhiron e 25. Renault-i i Heidfeld përfshihet nga flakët pak metra pasi del nga bokset. Ndërhyrja e shpejtë e komisarëve të pistës evitoi përhapjen e mëtejshme të flakëve në makinën Renault.

Pas kësaj gare, klasifikimi për pilotë vijon të mbahet nga Vettel, tashmë me 234 pikë, ndjekur nga Webber me 149 dhe Hamilton me 146 pikë.

Formula 1 rikthehet më 28 gusht në garën për Cmimin e Madh të Belgjikës.

Publikuar: 31.07.2011 | 20:21
Lexuar: 1176 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime