E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ndihmë të tyre kanë dalë edhe dy ekspertë nga Instituti i Tiranës për Mbrojtje të Monumenteve. Një pjesë e zbatimit të projektit parasheh edhe bashkëpunimin me Institutin Gjerman të Arkeologjisë.
Ulpiana i plotëson kushtet për turizëm kulturor më 2012-n
Dy muaj punë dhe 80 mijë euro, do të shpenzojnë 13 ekspertë në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës. Projekti i cili është kusht që Ulpiana të shndërrohet në pikë turistike tashmë ka nisur.

Konservimi i Memories Veriore dhe hulumtimet në pjesën e Bazilikës janë “kryefjalë” e tij, për t’i lënë vend shenjëzimit dhe asfaltimit të rrugës që çon në këtë lokalitet. Por një gjë e tillë pritet të bëhet tek vitin e ardhshëm. Deri tani Ulpiana nuk i plotëson kushtet për turizëm kulturor(në foto lokaliteti arkeologjik i Ulpianës).

“Vitin e ardhshëm janë paraparë edhe 80 mijë euro për rrugën, elektrifikimin dhe kanalizimin. Jemi në proces të punës që Ulpiana të hapet për vizitorë”, ka thënë Enver Rexhaj, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, që ka hartuar projektin për gërmim dhe konservim, i cili po realizohet në bashkëpunim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe Institutin për Mbrojtje të Monumenteve e Muzeu Rajonal i Prishtinës.

Në ndihmë të tyre kanë dalë edhe dy ekspertë nga Instituti i Tiranës për Mbrojtje të Monumenteve. Një pjesë e zbatimit të projektit parasheh edhe bashkëpunimin me Institutin Gjerman të Arkeologjisë.

“Po ashtu për vitin e ardhshëm jemi në bisedime me Komunën e Graçanicës, e cila na ka premtuar se do të na ndihmojë lidhur me parkingun”, ka thënë Rexhaj. Kreu i IAK-ut ka zbërthyer projektin që tashmë kanë nisur.

“Përveç konservimit të Memories Veriore do të vazhdojë puna në vendin e quajtur Bazilika, në të cilin do të realizohen gërmime në bashkëpunim me Institutin e Frankfurtit”, ka thënë ai.

Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit për Mbrojtje të Monumenteve e Muzeu Rajonal i Prishtinës, ka thënë se ekipi tashmë ka dalë në terren.

“Instituti ynë është pjesë e ekipit që do të kryejë punimet në Ulpianë. Jemi pesë ekspertë dhe tetë punëtorë mjeshtër që do ta riparojmë Memorien Veriore”, ka thënë ai teksa ka shtuar se projekti që kanë nisur është kusht që Ulpiana të hapet për vizitorë.

“Me këtë projekt parandalohet shkatërrimi dhe më pas mund të ekspozohet për vizitorët e vendit e të huaj”, ka thënë Mehmetaj.

Ndryshe nga vitet e kaluara Enver Rexhaj ka thënë se sivjet gërmimet në Ulpianë do të jenë më të koordinuara.

“Nga viti 2005 e deri vitin e kaluar, krahas institucioneve të Ministrisë së Kulturës, gërmime janë bërë edhe në kuadër të Universitetit Veror. Vitin e kaluar ka qenë shoqata ‘Dardanica’ e Edi Shukriut”, ka thënë Rexhaj.

“Sivjet nuk ka gërmime të tilla. Unë jam menaxher i projektit dhe hulumtimet do të bëhen në bashkëpunim me dy institutet për mbrojtje të monumenteve”, ka shtuar.

Jehona Shyti, këshilltare e lartë politike e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se gërmimet në Ulpianë, MKRS-ja ia ka besuar Institutit Arkeologjik të Kosovës.

“Ekspertët e Institutit kanë hartuar planin dinamik për gërmimet, i cili është miratuar edhe nga MKRS-ja dhe çdo veprim në këtë proces do të bëhet në kornizat e këtij plani”, ka thënë Shyti.

Publikuar: 01.08.2011 | 13:25
Lexuar: 2238 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime