E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne shuarjen e zjarrit marrin pjesë gjashtë aeroplanë, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës.
Zjarr i madh e kaploi ishullin Kërf







Një zjarr i madh pyjor edhe më tej po shpërthen në ishullin grek Kërf dhe po kërcënon që t'i kaplojë vendet e banuara.

Autoritete u bënë thirrje banorëve të jenë në gjendje gatishmërie, sepse shuarja e zjarrit është vështirësuar për shkak të erës së fuqishme, e cila fryn me shpejtësi prej 50 kilometrave në orë.

Ne shuarjen e zjarrit marrin pjesë gjashtë aeroplanë, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës.

Zjarri tani për tani nuk ka kapluar as një nga vendet turistike të ishullit.

Shërbimi zjarrfikës i Kërfit arrestoi katër të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Kryebashkiaku i Kerkirës nuk e përjashtoi mundësinë që ndezja e zjarrit të jetë e organizuar.

Zjarret e pyjeve çdo verë i kaplojnë pjesët e Greqisë. Në stihinë e zjarreve në vitin 2007 e humbën jetën 76 persona.

Publikuar: 03.08.2011 | 13:04
Lexuar: 1011 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime