E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga stomakët e dy peruanëve u nxorën gjithsej 66 prezervativ në të cilët kishte 1 kg e gjysmë kokainë e lëngët, dhe tepër e pastër. Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme, trafikantët e hipur në aeroplan nga Sao Paolo, përmes Stambollit u nisën drejt Shkupit ku duhej që të vendoseshin në hotelin e rezervuar nga një agjenci turistike serbe.
Kokaina e gëlltitur në stomak, arrestohen trafikantët peruan









Dy shtetas peruan u arrestuan nga autoritetet e aeroportit në Shkup, pasi synonin të bënin mushkat e drogës. Pas zbrazjes së stomakëve të tyre përplot me kokainë, ata u vendosën në paraburgim 48 orësh dhe presin ngritjen e akuzës.

Dy peruanët u arrestuan në aeroportin “Aleksandri i Madh” dhe janë dërguar për ekzaminime në spitalin e qytetit.

“Pas incizimeve rëntgen të kryera nga ana e mjekëve u konfirmua se tek dy shtetasit peruanë, janë vërejtur sende të paidentifikuara brenda në trup, kështu që filloi procedura mjekësore për heqjen e atyre sendeve”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Nga stomakët e dy peruanëve u nxorën gjithsej 66 prezervativ në të cilët kishte 1 kg e gjysmë kokainë e lëngët, dhe tepër e pastër. Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme, trafikantët e hipur në aeroplan nga Sao Paolo, përmes Stambollit u nisën drejt Shkupit ku duhej që të vendoseshin në hotelin e rezervuar nga një agjenci turistike serbe.

“Ministria e Brendshme kontaktoi me kolegët nga Serbia, u njoftuan se për cilën agjenci bëhet fjalë, kështu që presin që gjatë ditëve në vijim të kryhen kontrollime të tjera për të vërtetuar lidhjen eventuale të agjencisë, nëse ka persona të përfshirë nga Serbia apo janë porositës të kësaj dërgese kokaine”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Ky është rasti i parë i tillë i trafikimit të drogës në Maqedoni. Dërgesa më e madhe zbuluar në Maqedoni është ajo e vitit 2007 kur “Mbretëresha e Kokainës” Stanisllava Çoçorovska Poletan tentoi që në ambalazhimin e polikollorit të transportonte të paktën gjysmë toni kokainë të lëngët.

Publikuar: 18.08.2011 | 18:12
Lexuar: 1620 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime