E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk ka raste te reja të sekuestrimit apo konfiskimit te aseteve per vitin 2010-thuhet ne raport. Ne fund te vitit fiskal, 2010, qeveria administroi asetet e sekuestruara ne vleren e thuajse 7 milione dollareve dhe atyre te konfiskuara ne vleren 851 mije dollareve.
Shqipëria luftoi terrorizmin









Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për terrorizmin në vitin 2010, ku permendet edhe Shqiperia, ngrirja e aseteve të dy individeve, 13 fondacioneve dhe kompanive të përfshirë në Listën e Financuesve te terrorizmit, e Keshillit te Sigurimit, si dhe percaktimin e nje ligji per konfiskimin e aseteve te perftuara nga aktivitetet kriminale.

Dokumenti vecon vecanerisht rolin e Policise Kufitare qe ka permiresuar sigurine, në pikat e kalimit të kufirit.

Në raportin e Departamentit të Shtetit permendet rasti i imamit Artan Kristo, i cili në 2002 bashkëpunoi me “Fondacionin Haramain” i lidhur me Al Kaedën. Në dhjetor të vitit 2010, ai u shpall fajtor nga gjykata e Durresit dhe u denua me pese vjet burg, per nxitje publike te propagandes dhe akteve terroriste, ne faqen e internetit ALB SELAFI.NET. Ai e apeloi vendimin, por ende sot ndodhet ne qeli. Rasti i dyte i referohet nje tjeter emri, Hamzeh Abu Rajan, i shpallur fajtor nga Shkalla e Pare e Gjykates per Krime te Renda, me akuzen e fshehjes se fondeve qe do te perdoreshin per te financuar terrorizmin. Vendimi u apelua me Mars te 2010. Ekzekutimi i denimit ka mbetur pezull ne pritje te nje séance tjeter gjyqesore.

Nuk ka raste te reja të sekuestrimit apo konfiskimit te aseteve per vitin 2010-thuhet ne raport. Ne fund te vitit fiskal, 2010, qeveria administroi asetet e sekuestruara ne vleren e thuajse 7 milione dollareve dhe atyre te konfiskuara ne vleren 851 mije dollareve.

Dokumenti flet edhe per ligjin qe i eshte paraqitur Parlamentit, ende i pamiratuar, i cili i referohet konfiskimit civil te aseteve te arritura permes aktiviteteve kriminale. Projekt/ligji permban: nene qe i referohen akteve per qellime terrorizmi, financimin e tij dhe pastrimin e parave. Nderkohe vleresohet se qeveria shqiptare vazhdon te permiresoje Rregjimin kunder-pastrimit te parave dhe financimit te anti-terrorizmit. Ne Prillin e 2011 rezultoi-sic shkruan raportoi- se Shqiperia ka shenuar progres te dukshem ne kete drejtim, por duhen hapa te metejshem, qe ligjet e vendit te permbushin standardet nderkombetare.

Publikuar: 20.08.2011 | 10:00
Lexuar: 1034 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime