E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gwyneth Paltrow është një aktore që ka marrë cmimin Oscar, autore e një libri për kuzhinën,bashkëshortja e një rock star-i si Chris Martin, por tani mund t'i shtojë trofeve të saj edhe faktin e shpëtimit të jetës së një njeriu në tragjedinë e 11 shtatorit në New York.
Paltrow i shpëtoi dikujt jetën më 11 shtator





Gwyneth Paltrow është një aktore që ka marrë cmimin Oscar, autore e një libri për kuzhinën,bashkëshortja e një rock star-i si Chris Martin, por tani mund t'i shtojë trofeve të saj edhe faktin e shpëtimit të jetës së një njeriu në tragjedinë e 11 shtatorit në New York.

Po po, kjo që do t'ju tregojmë është e vërtetë. Zonja Lara Lundstrom Clarke tregon se mëngjesin e asaj dite të zezë po nisej në punë për të shkuar drejt metrosë, kur një makinë i vjen me shpejtësi, frenon fort dhe për pak e shtyp. Carke nuk pësoi asgjë, vetëm se iu deshën disa minuta të merrte veten. Në drejtimin e makinës, ishte pikërisht ajo: Gwyneth Paltrow. Gruaja u vonua disa minuta dhe nuk arriti të merrte në kohë metronë. Nuk kaloi shumë dhe pa tymin që dilte nga Kullat Binjake. Pikërisht vonesa nga aksidenti, i shpëtoi jetën kësaj gruaje dhe në një mënyrë apo një tjetër fati i erdhi pikërisht prej Gwyneth.

Atë ditë shumë prej kolegëve të saj humbën jetën nën rrënojat e gratacielave më të famshme të Manhattan-it.

Publikuar: 23.08.2011 | 09:01
Lexuar: 1130 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime