E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tij, në këtë mënyrë ky institucion tejet i rëndësishëm shëndetësor do të marrë kapacitete bashkëkohore për funksionimin dhe në mënyrë serioze do të ngrihet kualiteti i të gjitha shërbimeve shëndetësore.
Todoorv: Gjinekologjia Çair- një nga ISH më të mira për mirëmbajtjen e higjienës


Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, sot e vizitoi spitalin special për gjinekologji dhe akusheri "Nënë Tereza" në Çair.

Ai deklaroi se spitali në Çair është njëri prej institucioneve më të mira shëndetësore në të cilin janë zbatuar mirë protokollet për mirëmbajtjen e higjienës së plotë dhe është klimatizuar plotësisht.

"Kjo është e nevojshme të mbahet në nivel shumë të lartë duke i pasur parasysh edhe gjendjet kohore edhe periudhën e vitit. Në spital protokollet për mirëmbajtjen e higjienës, mirëmbajtjen e hapësirave ftohëse respektohen në mënyrë konsekuente. Në spital janë klimatizuar të gjitha hapësirat. Pjesa e re e cila po ndërtohet do të klimatizohet tërësisht në mënyrë qendrore me ftohje dhe ngrohje", tha Todorov.

Rikonstruimi i spitalit, me vlerë rreth dy milionë euro, potencoi ai, po zhvillohet në drejtim të mirë dhe para fillimit të vitit do të përfundojë në tërësi. Sipas tij, në këtë mënyrë ky institucion tejet i rëndësishëm shëndetësor do të marrë kapacitete bashkëkohore për funksionimin dhe në mënyrë serioze do të ngrihet kualiteti i të gjitha shërbimeve shëndetësore.

"E pashë edhe aparatin e ri 4D i cili ka arritur dhe është pjesë e tenderit të madh për furnizimin e pajisjes mjekësore. Aparati shfrytëzohet me dinamikë të plotë dhe në të deri më tani janë kontrolluar mbi 1.500 pacientë (mesatarja është 30-të në ditë)", theksoi Todorov.

Ai tha se është njoftuar nga drejtori i spitalit se mungojnë motra akushere, se kanë vetëm 10 gjinekologë, ndërsa ka rreth 3.000 lindje në vit, që në pajtim me disa standarde është pak.

"Ka pranuar shtatë punësime të reja, megjithatë bëhet fjalë për mjekë të cilët tani duhet të marrin specializimin dhe të jenë gjinekologë specialistë. Kjo është periudhë shumë e gjatë, 4 deri në 5 vjet, ndërsa kjo është rezultat i ndërrimit paraprak dhe jo në kohë të kuadrit dhe pranimi i personave. Ky kuadër nuk mund të krijohet shpejtë, as nuk mund të gjendet lehtë në treg", shtoi Todorov.

Drejtori i spitalit Menduh Jegeni tha se në pjesën e re të spitalit do të ketë 10 krevate akusherie, dy salla të reja akusherie, shok dhomë, vende për lindje, dhoma spitalore.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Todorov sqaroi se Ndihma mjekësore urgjente punon me dinamikë të plotë në pajtim me kapacitetet të cilat i ka në dispozicion.

Ai paralajmëroi se ka plan i cili në mënyrë serioze do ta rregullojë situatën veçanërisht në pjesën e listave të pritjes në spitale.

"Për mua ishte frapante kur e kuptova se nuk ekzistojnë lista të pritjeve. Ato janë lista të shënuara në letër, në fletore te disa të punësuar në institucionet shëndetësore. Kjo është jotransparente dhe nuk ka mënyrë të kontrollimit. Këtë duhet të zgjidhim", theksoi Todorov.

Publikuar: 24.08.2011 | 15:02
Lexuar: 3814 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime