E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë katër javëve, minjtë janë infektuar me bashkëdyzimin i cili ka çuar deri te degradimi i proteinës p53, e quajtur “mbrojtese e gjenomit” për shkak të rolit të vetw në parandalimin e kancerit”, e cila me kalimin e kohës ishte e pranishme në nivele të ulëta.
Thinjat i shkakton stresi






Kur kemi vështirësi në jetë dhe kur jemi mjaft të ekspozuar ndaj stresit, kimikate të caktuara aktivizohen në trupin tonë dhe dëmtojnë ADN-në, gjë kjo që na bën të dukemi më të vjetër dhe rrit rrezikun nga sëmundjet e ndryshme.

Minjve të cilëve u është injektuar bashkëdyzimi i ngjashëm me adrenalinën për të shkaktuar stresin, u është reduktuar sasia e proteinës që na mban të shëndetshëm dhe që na i mbron qelizat nga zhvillimi i anomalive.

Prof. Robert Lefkowitz nga Universiteti Duke, shpjegon: “Kjo mund të na japë shpjegim të arsyeshëm se si stresi kronik mund të sjellë deri te kushtet dhe çrregullime të ndryshme njerëzore, që fillojnë nga ato kozmetike, siç është floku i thinjur e deri te sëmundjet të rrezikshme për jetën.”

Studiuesit kanë zbuluar mekanizmin molekular përmes të cilit vepron adrenalina për të shkatërruar ADN-në.

Gjatë katër javëve, minjtë janë infektuar me bashkëdyzimin i cili ka çuar deri te degradimi i proteinës p53, e quajtur “mbrojtese e gjenomit” për shkak të rolit të vetw në parandalimin e kancerit”, e cila me kalimin e kohës ishte e pranishme në nivele të ulëta.

Studimi po ashtu ka treguar se si dëmtimi i ADN-së është ndaluar te minjtë të cilëve u kanë munguar proteinat specifike nga familja beta.

Humbja e tij ka stabilizuar nivelin e p53 edhe në timus, organi i cili reagon ashpër në stresin akut apo kronik, si dhe në testikuj, ku stresi te babai mund të ndikojë në gjenomin tek pasardhësit.

Publikuar: 26.08.2011 | 00:46
Lexuar: 1385 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime