E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pushime ne Barbados, nje zhytje ne parajsen spektakolare te Karaibeve, nje ishull tropikal qe i perket Antileve te Vogla, ekskluziv dhe teper origjinal, i pasur me gjire te vegjel, limane, plazhe ekzotike te rrethuar me palma, te shkelqyera per praktikimin e zhytjeve.
10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

















1. Barbados-Karaibe

Pushime ne Barbados, nje zhytje ne parajsen spektakolare te Karaibeve, nje ishull tropikal qe i perket Antileve te Vogla, ekskluziv dhe teper origjinal, i pasur me gjire te vegjel, limane, plazhe ekzotike te rrethuar me palma, te shkelqyera per praktikimin e zhytjeve.

2. Seychelles-Australi

Jane 115 perla te vogla dhe te çmueshme per t`u eksploruar ne Seychelles, smeralde te vertete te ngulitur ne Oqeanin Indian, te ndare ne 42 ishuj graniti dhe 73 ishuj koralor. Seychelles jane nje parajse per t`u eksploruar nga deti, per te admiruar nga afer bukurine e sfondeve te mahnitshme, shume te preferuara per zhytesit.

3. Oahu-Hawai

Waimea Bay eshte nje nga plazhet me te njohura te bregdetit legjendar te Oahu, ne Hawaii, nje destinacion terheqes edhe ne dimer, kur valet e tij te larta transformohen ne parajse per surfistet. Ashtu si dhe ne sezonin e veres, kur ujerat e qete percjellin tek pushuesit qetesi, duke u paraqitur si pishina natyrore spektakolare.

4. Martinica-Karaibe

Dikur te njohura me emrin Madinina, “Ishulli i luleve”, Martinica eshte nje ishull me origjine vullkanike , i vendosur ne zemer te Karaibeve, ne Antilet e Vogla. Ishulli te mahnit dhe te impresionon me diversitetin e peizazheve, duke filluar nga prodhimi i bananeve, kallami i sheqerit dhe pyjet tropikale, fshatrat e peshkimit dhe plazhet magjepsese.

5. Guadalupe/ Kaliforni

Quajtur “Flutura e Karaibeve” per formen e saj, Guadalupa, ne zemer te Antileve te Vogla, ne ishujt Sopravento (nga fryn era), eshte parajsa e zbuluar nga Kristofor Kolombo ne 1943. Lagen nga Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, keto smeralde qe shoqerojne arkipelagun Guadalupe jane shtate ishuj kryesore, perveç nje numer ishujsh te tjere per qe mbeten per t`u zbuluar.

6. Bahamas-Atlantik

Arkipelagu Bahamas, vendosur ne Oqeanin Atlantik, karakterizohet nga 700 ishuj koralor, ku shikimi perhumbet ne bukurine e jashtezakonshme te rrezeve te lehta te drites dhe ngjyrave te natyres, ne plazhet mahnitese, ujit te kristalte, sfondet spektakolare te shkembinjve koralor nenujore, me te medhate ne bote, qe gjithmone ngjallin ndjenja magjepsese.

7. Formentera-Spanje

Jane ujerat e qarte si kristali dhe plazhet me rere te bardhe, qe e bejne Formenteran nje destinacion te veçante per europianet e magjepsur nga aroma e Karaibeve. Çdo cep i plazhit mund t`ju bej te enderroni dhe te jetoni emocione te paimagjinueshme te parajses tropikale, pa lene Europen. Magjepses ne ngjyra te pastra dhe te ngrohta tamam si nje kartoline.

8. Polinesi-Bora-Bora

Padiskutim nje parajse e vertete tropikale, Polinesia franceze eshte nje koleksion i pese arkipelageve te mahnitshem te 118 ishujve te Bora Bora-s. Perla e Paqesorit, e njohur per peizazhet e saj, per natyren e paprekur dhe lagunen e mrekullueshme, ku kufijt e realitetit nuk perceptohen. Nje parajse e pasur me ishuj dhe peshq shumengjyresh.

9. Maya Beach-Tailande

I pavdekshem per bukuri ne filma te shumte, Maya Beach eshte nje nga plazhet me te bukura te arkipelagut Phi Phi Island, ne Tailande, nje parajse tropikale qe, pas tsunamit te 2004, u rikthye ne shkelqimin origjinal, nje ylber plot ngjyra, nje vend i pacenuar dhe larg turizmit masiv.

10. Quintana Roo-Meksikë

Vendosur ne Detin e Karaibeve, shteti i Quintana Roo, eshte nje pasuri natyrale e gadishullit lindor Jukatan, ne Meksike, nje zone e cila ofron mundesi per te jetuar nje eksperience te paharrueshme ne kontakt me rrenojat Maya, midis plazheve me rere te arte dhe pamjes madheshtore te vendeve si Kankun, Playa del Carmen dhe Isla Mujeres.

Publikuar: 03.09.2011 | 14:36
Lexuar: 11612 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime