E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Inspektorati shtetëror i arsimit ka theksuar se nëse edhe të hënën, prindërit shqiptarë nuk do t’i dërgojnë nxënësit të ndjekin mësimin, kundër tyre do të ngrihen padi penale dhe do të ekzekutohen gjobat.
Bojkoti në Nerez, Ministria kërcënon prindërit







Prindërit shqiptarë të fshatit Llokë, jo vetëm që nuk gjejnë zgjidhje të protestës së tyre për regjistrimin e fëmijëve të tyre në klasë të parë, por kërcënohen edhe me gjobë të rëndë prej 1000 eurosh nga Inspektorati Arsimor nëse nuk i japin fund protestës.

Inspektorati shtetëror i arsimit ka theksuar se nëse edhe të hënën, prindërit shqiptarë nuk do t’i dërgojnë nxënësit të ndjekin mësimin, kundër tyre do të ngrihen padi penale dhe do të ekzekutohen gjobat. Ministri i Arsimit Pançe Kralev nuk deshi t’i kthehej komenteve të këtij problemi, dhe e derivoi përgjegjësinë tek inspektorati shtetëror i arsimit.

‘Nuk dua të flas për këtë çështje tani. Të presim rezultatet e inspektoratit shtetëror të arsimit dhe do të mund të merrni më shumë informata nga drejtori’, tha Pançe Kralev, ministër i arsimit. Për prindërit shqiptarë, politika e komunës së Karposhit ku përfshihet shkolla ‘Vëllazërimi’ është diskriminuese“Vendimi prej inspektoratit shtetëror të arsimit para 3 ditëve ka ardhur se në këtë shkollë ka kushte, ka vende, ka mësues, gjitha kushtet plotësohen për pranimin e fëmijëve në klasat e para, kështu që këtë vendim nuk e kemi mirratuar ne por dikush që është më lartë se komuna, por komuna nuk e merr parasysh këtë vendim”, u shpreh Qenan Abdullai, prind.

Kryetari i komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski bëri thirrje për vazhdim të mësimit dhe u bëri apel të pakënaqurve, që përgjigje të kërkojnë tek institucionet e sistemit. Jakimovski deklaroi se në këtë ngjarje është përfshirë politika, dhe u bëri thirrje banorëve të Nerezit të mos e mbështesin bojkotin.

‘Qytetarët e komunës Karposh nuk janë të gatshëm të financojnë nxënës nga komuna të tjera. Këtu nuk ka asgjë të kontestueshme! Mua më vjen keq që i përfshijnë edhe fqinjët tanë, vëllezërit shqiptar nga Nerezi, me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe bashkëjetesë të shkëlqyeshme... dhe unë u bëj apel atyre, të mos i mbështesin aktivitetet e tilla në të cilat është përfshirë krejtësisht politika, por që të vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në komunën Karposh.

Kurorë për këtë ishte mirënjohja që para 10 ditësh na dha kryetari i bashkësisë islame’,. Stevçe Jakimovski, kryetar i komunës së Karposhit. Situata u përshkallëzua më tej, kur në kundërpërgjigje të protestës së prindërve shqiptarë sot u ngritën ata maqedonas, sipas të cilëve fëmijët duhet të mësojnë në komunat e tyre ku jetojnë. ‘Këtu jemi për të mbështetur rajonalizimit, dhe të mos lejojmë banorët e komunave të tjera t’i kënaqen të mirave dhe shpenzimeve tona. Edhe ne paguajmë tatime për këtë komunë për fëmijët tanë, e jo për të tjerët.

Gjithashtu duam t’u drejtohemi fqinjëve tanë shqiptare me të cilët kemi mësuar bashkë në këtë shkollë, se ne nuk jemi mbledhur këtu të shfaqim pakënaqësi kundër tyre, por se këtu duhet të mblidhemi së bashku, sepse edhe ata janë banorë të kësaj komunë. Kërkojmë që ata të na bashkëngjiten dhe t’i qëndrojnë zbatimit të ligjeve’, tha Tina Rashmek, prind i nxënësit në Sh.F.’Vëllazërimi’.

Protestat e nxënësve shqiptar u mbështetën të premten edhe nga arsimtarët shqiptarë që punojnë në shkollën ‘Vëllazërimi’. Fëmijët nuk ishin pranuar në shkollë që prej qershorit, kur u ishte thënë se paralelja shqipe ishte plotësuar me 35 nxënës. (alsat-m)

Publikuar: 04.09.2011 | 18:15
Lexuar: 1769 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime