E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ne tashmë kemi treguar disa performaca të shkëlqyeshme gjatë 10 viteve të mia me ekipin kombëtar, por ky është ekipi më i fuqishëm që kemi pasur nëse shikojmë në lojtarët dhe talentët që ka”.
Miroslav Klose pranë thyerjes së rekordit të Gerd Myler








Pas kualifikimit për në Euro 2012, kombëtarja e Gjermanisë është gati të ndihmojë sulmuesin e saj Miroslav Klose të thyejë rekordin e Gerd Myller.

Ky i fundit është shënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses gjermane me 68 gola, ndërsa sulmuesi i Lazios numëron 62 gola në karrierën e tij me “Panzerat”.

Duke nisur nga miqësorja e së martës kundër Polonisë, Klose do të ketë mundësinë t’i afrohet rekordit të legjendës së futbollit gjerman.

Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose, ka deklaruar se ekipi aktual i Gjermanisë është një prej më të mirëve pjesë e të cilit ka qenë ai.

Sulmuesi veteran bëri debutimin e tij zyrtar për Gjermaninë në vitin 2001 dhe që atëherë ka qenë pjesë e tre Kupave të Botës, por ai mendon se ekipi që nga Kupa Botërore 2010 është më i miri se kurrë më parë.

“Ne tashmë kemi treguar disa performaca të shkëlqyeshme gjatë 10 viteve të mia me ekipin kombëtar, por ky është ekipi më i fuqishëm që kemi pasur nëse shikojmë në lojtarët dhe talentët që ka”.

“Djelmoshat vërtet po bëjnë një punë të shkëlqyeshme. Ne kemi bërë një hap përpara pas Kupës Botërore në Afrikën e Jugut. Megjithatë, ne ende nuk jemi në fund të zhvillimit tonë pasi ekipi ende mund të përmirësohet më tej”, ka thënë Klose.

Gjermania është ekipi i parë që është kualifikuar në Euro 2012 me edhe tre ndeshje të mbetura, pasi mposhti Austrinë me rezultat 6-2 për të siguruar edhe pozitën e parë në Grupin A.

Publikuar: 05.09.2011 | 16:15
Lexuar: 1252 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime