E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndarje përgjegjësish Receta e parë që do jepnim pas një fenomeni kaq të rëndë e të dhimbshëm do ishte faji. I kujt është faji? Kush e bëri këtë gjë? Marrja e përgjegjësive pas akteve të tilla, që për hir të së vërtetës janë të shëmtuara, është një tjetër aspekt paksa i vështirë për t’u konsideruar.
Pse tradhtojnë meshkujt dhe femrat?







Ndarje përgjegjësish Receta e parë që do jepnim pas një fenomeni kaq të rëndë e të dhimbshëm do ishte faji. I kujt është faji? Kush e bëri këtë gjë? Marrja e përgjegjësive pas akteve të tilla, që për hir të së vërtetës janë të shëmtuara, është një tjetër aspekt paksa i vështirë për t’u konsideruar. Faji, ashtu siç thuhet shpesh në biseda të përditshme, mbetet “jetim”. Por nëse do flisnim për këtë lloj “meseleje” që ngatërrohen shumë elementë, individë, ndjenja e faktorë, subjekti është paksa më i ndërlikuar sa duket. Ashtu si edhe shumë arsye të çojnë në fenomenin në fjalë ashtu edhe shumë pasoja e shoqërojnë atë. Nëse Arbri doli me shokët e tij për të dëfryer në një pasdite të diele, ishte sepse e dashura e tij nuk pranoi të dilte me të pasi impenjime të tjera ishin bërë më të rëndësishme për të. Duket se koha që Arbri kalonte me shoqërinë e tij ishte më madhe se ajo që kalonte me të dashurën. Rastësisht ndodh që të gjendet me një nga ish miket e vjetra.

Të njëjtën panoramë mund të tregonin edhe për shumë çifte të tjera, ashtu si për shembull për Anjezën me Klejdin. Historia e tyre ishte një histori e bukur por që ish bërë tepër inpasionante. Pas disa muajsh të fejuar Anjeza kupton se nuk ndihej më e dashuruar. Ajo shprehet se bashkëjetesa ndryshoi gjithçka. Ashtu sikurse edhe Klejdi i cili filloi të ishte më dyshues, më i ftohtë, shumë ndryshe. Në këto lloj rrethanash ajo që kuptoi ishin ndjenjat që kishin lindur për shokun e saj të punës. Në histori të ndryshme, po të hedhësh vëzhgime investiguese kupton se ftohja apo tradhtia lind mbi pista të forta, madje të qëndrueshme edhe pse të papranueshme si të justifikueshme. Por duke analizuar historitë e lartpërmendura, duket se do ishte e padrejtë nëse fajësinë do e merrte vetëm njëri prej partnerëve. Pasi akti drejt rrugës së shëmtuar duket se është performuar nga të dyja palët. Le të themi që një raport dashurie i ngjan një vallëzimi të bukur, apo një tangoje të thjeshtë. Për të arritur një interpretim të mirë duhet vëmendje dhe pjesëmarrje në vallëzim nga të dyja palët. Në të kundërt ai nuk është më një vallëzim i realizuar.

Por midis ndjesive më negative që prodhon fenomeni i tradhtisë, mendohet gjithashtu se është fenomeni që e ka një anë tjetër të medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat që çojnë individë të ndryshëm në kryerjen e një drame të tillë janë nga më të larmishmet, ashtu siç i përmendëm më lart. Por midis arsyeve më banale fshihen të vërteta çliruese që ndonjëherë janë të nevojshme. Ato janë edhe rastet më të mira të cilat ndonjëherë të bëjnë të kuptosh të vërteta triumfuese. Pas një tradhtie të rëndomtë apo jo të tillë, të ndodh të përshkosh ndjesi nga më të paparashikuarat. Që nga kënaqësia e përjetuar, rigjetje e vetvetes, një aventurë e kërkuar, deri te vetëgjyqësia apo pendimi i rëndë. Është pikërisht kjo, ana e medaljes, që kushdo që e ka ndjerë ka kuptuar se jeta e tij ka marrë një tjetër kuptim.

Publikuar: 06.09.2011 | 09:30
Lexuar: 1760 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime