E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Me Parlamentin Evropian kemi pasur kontakte të rregullta dhe mbështetje, ashtu si edhe nga parlamentet e veçanta të Bashkimit Evropian", theksoi kryekuvendari Krasniqi.
Possellt: Kosova është unike






Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim deputetin gjerman të Parlamentit Evropian, Bent Possellt. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi e falënderoi eurodeputetin Possellt për angazhimin e tij personal në Parlamentin Evropian për Kosovën. Në vijim kryekuvendari Krasniqi vuri në pah edhe kontributin e gjithë parlamentarëve gjermanë që Parlamenti Evropian të ketë qasje shumë pozitive ndaj Kosovës.

"Me Parlamentin Evropian kemi pasur kontakte të rregullta dhe mbështetje, ashtu si edhe nga parlamentet e veçanta të Bashkimit Evropian", theksoi kryekuvendari Krasniqi.

Pasi u falënderua për pritjen, deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Bent Possellt, tha se Parlamentin Evropian gjithnjë ka qenë për pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, ekziston problemi i 5 shteteve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

"Parlamenti Evropian (PE) nuk pranon asnjë lloj ndarjeje të Kosovës. Kosova është unike", theksoi Possellt. Përkitazi me çështjen e minoriteteve eurodeputeti gjerman tha se minoritetet duhet të respektohen në të dyja anët e kufirit shtetëror Kosovë-Serbi. Në takim u fol edhe për gjendjen në veri të Kosovës, si dhe për procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kryekuvendari Krasniqi e njoftoi deputetin Possellt edhe me strukturën e Kuvendit dhe për punën që bën legjislativi i vendit në hartimin dhe aprovimin e ligjeve sipas standardeve evropiane.

Publikuar: 06.09.2011 | 09:47
Lexuar: 870 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime