E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Hermann van Rompuy përshëndeti sot marrëveshjet e fundit të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit.
Premtohet mbështetje për Kosovën







Pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga ai tha se: "Bashkimi Evropian (BE) është shumë i kënaqur me marrëveshjen e fundit për vulat doganore dhe kadastrat e Kosovës. Marrëveshja është një zgjidhje e vërtetë evropiane, për disa çështje shumë të vështira. Në veçanti e rëndësishme është marrëveshja për dogana sepse mundëson heqjen e embargos tregtare", theksoi van Rompuy duke shtuar se të gjitha vendet e BE-së, duke përfshirë edhe Kosovën, kanë një perspektivë evropiane. Presidetja Jahjaga tha se synimi kryesor i Kosovës është integrimi euroatlantik.

Sa i përket ngurrimit të pesë vendeve të BE-së që të njohin pavarësinë e Kosvës, ajo u shpreh: "Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vende të BE-së nuk do të ndikojë në mbetjen e saj jashtë agjendës evropiane. Pavarësia e Kosovës është një proces i arritur me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s", tha ajo.

Presidentja Jahjaga në Bruksel do të takohet edhe me krerët tjerë të BE-së dhe NATO-s, përfaqësuesen për politikë të Jashtme Chaterine Ashton, komisionerin për Zgjerimin, Stefan Füle, kryetarin e Parlamentit Evropian Jirzhi Buzek dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen.

Publikuar: 07.09.2011 | 08:50
Lexuar: 1265 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime