E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aquilani nga njëra anë debutoi për Milanin, e nga ana tjetër me gola debutuan dy sulmuesit e rinj të Lazios, emrat e të cilëve do t’i mësoni në vazhdim. Lorik Cana nuk debutoi për Lazion, për shkak të lëndimit.
Fillon seria A, Milani barazon me Lazion







Milani nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A ndaj Lazios.

Aquilani nga njëra anë debutoi për Milanin, e nga ana tjetër me gola debutuan dy sulmuesit e rinj të Lazios, emrat e të cilëve do t’i mësoni në vazhdim. Lorik Cana nuk debutoi për Lazion, për shkak të lëndimit.

Lazio e filloi më mirë këtë takim, duke e dominuar lojën. Pas disa pasimeve të bukura, erdhi dhe goli i parë.

Stefano Mauri gjeti në mënyrë të mrekullueshme sulmuesin gjerman Miroslav Klose, i cili si një mjeshtër i vërtetë tejkaloi Alessandro Nestën për të shënuar për 1-0 dhe befasinë në San Siro (12’).

Edhe më tej vazhdoi dominimi i Lazios dhe frytet fillojnë të shfaqen në minutën e 21-të, kur pas një harkimi fantastik përsëri nga Stefano Mauri, më së miri para portës u gjend Djibril Cisse i cili me kokë dyfishoi epërsinë e Lazios dhe qetësoi 50 mijë Rossonerë në impiant.

Kundërpërgjigjia e Milanit mbërrin në minutën e 29 me Ibrahimovic që shtyn topin në rrjetë pas asistit të Cassano-s. 4 minuta më vonë, Cassano shënon me kokë pas një krosi të futur në zonë dhe Milani barazon gjithcka. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2.

Në pjesën e dytë, niveli i lojës ra disi. Milani u shfaq më tepër kërkues në fushë, ndërsa bardhekaltërit kundërsulmuan disa herë rrezikshëm. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi. Milan e Lacio ndajnë nga një pikë, pritje të zhvillimit të ndeshjeve të tjera të Serisë A, që mbahen ditën e shtunë dhe të dielë.


Publikuar: 09.09.2011 | 14:03
Lexuar: 1423 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime