E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“The Falling Man”, imazhi i një burri që bie nga lartësia për t’i shpëtuar flakëve në Kullat Binjake, është një prej fotove më të rëndësishme të karrierës së një fotoreporteri.
Fotoja ikonë e 11 shtatorit





Mbeten të jashtëzakonshme e drithëruese fotot e realizuara nga Richard Drew, në ditën e tragjedisë së 11 shtatorit mbi Kullat Binjake në Nju Jork.

“The Falling Man”, imazhi i një burri që bie nga lartësia për t’i shpëtuar flakëve në Kullat Binjake, është një prej fotove më të rëndësishme të karrierës së një fotoreporteri.

Fotografi i “Associated Press” i dha emër fotos më të bukur të tij, që bazohet në shpresën e dëshpëruar për një fund më të mirë. Pikërisht fatkeqësia e këtij burri është momenti i duhur për Drew, 42-vjeçar, i cili ndodhej ato ditë në Nju Jork për javën e modës.

“Isha mes West Street dhe Vesey, pikërisht pranë “World Financial Center”. Isha pranë një zyrtari të policisë, i cili më tregoi personat që po hidheshin nga lartësitë. Ngrita sytë dhe pashë njerëzit që merrnin këtë vendim të tmerrshëm”, kujton Drew.

Ishin më shumë se 200 persona që vendosën t’i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia atë 11 shtator. Ende Amerika, por edhe e gjithë bota, tronditet kur kujton sulmet e tmerrshme të 11 shtatorit, 2001.

Publikuar: 10.09.2011 | 19:31
Lexuar: 1742 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime