E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ushtrimet për biceps janë mënyra e shkëlqyer për të mbajtur në formë të duhur duart. Ngrihuni në këmbë, qëndroni drejt, hapni duart duke mbajtur në mënyrë horizontale me shishe të mbushura me ujë.
Cindy Crawford ia del mbanë në të 45-at, pse nuk do t'ia dilnit edhe ju!






Manekinia e famshme Sindi Kraford kur u shfaq në tepihun e kuq në festivalin ndërkombëtar të filmit në Venedik ka lënë në hije, madje edhe disa 20-vjeçare. Si ka arritur këtë sukses 45-vjeçja, nënë e dy fëmijëve? Sindi konsumon ushqim të shëndetshëm dhe për çdo ditë merret me ushtrime trupore. Në shtëpi çdo ditë kryen ushtrimet e barkut, pompa dhe ushtrime të tjera. Thekson se nuk aplikon asnjë dietë, edhe pse nga menyja ka përjashtuar karbohidratet, si bukën dhe makaronat.

Revista "Daily Mail" ju sugjeron këto ushtrime nëse dëshironi të keni duar si të Sindit:

Ushtrimet për biceps janë mënyra e shkëlqyer për të mbajtur në formë të duhur duart. Ngrihuni në këmbë, qëndroni drejt, hapni duart duke mbajtur në mënyrë horizontale me shishe të mbushura me ujë.

Provoni ushtrime të ndryshme, por sidomos ato që jua forcojnë bicepsin. Mos harroni, që gjithmonë gjatë ushtrimeve të merrni frymë thellë dhe të konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit. Sipas mundësive shumicën prej ushtrimeve t'i përsëritni deri në njëzet herë.

Publikuar: 11.09.2011 | 15:30
Lexuar: 2919 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime