E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristoski, në konferencën e sotme për shtyp duke e vlerësuar aksionin si të suksesshëm, theksoi se gjatë realizimit të saj është përcaktuar se ka sistem të organizuar të keqpërdorimit të punës së fëmijëve dhe se nuk janë involvuar vetëm prindërit.
Pesëdhjetë fëmijë lypsarë janë mënjanuar nga rrugët në vend


Rreth 50 fëmijë lypsarë janë larguar nga rrugët në vend në kuadër të aksionit të cilin e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me MPB-në.

Njëzetë për qind prej tyre janë kthyer në familjet e tyre biologjike, ndërsa të tjerët për të cilët ka pasur rrezik sërish të kthehen në rrugë, akoma janë të vendosur në institucionet përkatëse apo në familjet përkujdesëse. Procedura për marrjen e të drejtës prindërore janë ngritur kundër 50 për qindve të prindërve të fëmijëve. Në 11 raste kundër prindërve janë dorëzuar padi penale për arsye se më shumë herë është përsëritur që fëmijët e tyre të lihen në rrugë dhe të detyrohen të lypin.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristoski, në konferencën e sotme për shtyp duke e vlerësuar aksionin si të suksesshëm, theksoi se gjatë realizimit të saj është përcaktuar se ka sistem të organizuar të keqpërdorimit të punës së fëmijëve dhe se nuk janë involvuar vetëm prindërit.

"Do të bëjmë gjithçka që të arrijmë deri te ata që i organizojnë fëmijët për lypësi. E gjithë situata do të ngjajë si skenar filmik. Nuk do të heqim dorë deri në fund derisa nuk i gjejmë organizatorët dhe gjithsecilin i cili e ka keqpërdorur punën e fëmijëve në këtë mënyrë do të përgjigjet para ligjit", tha ministri Ristovski.

Numri më i madh i fëmijëve-27, siç njofton ministri, janë mënjanuar nga rrugët e Shkupit, 17 nga Kumanova, nëntë nga Prilepi ku, sipas ministrit, çështja është më serioze. Fillimisht, tha për arsye se ka numër të madh të rasteve, por edhe për atë se numri më i madh i rasteve përsëriten gjegjësisht fëmijët nga disa herë janë lënë në rrugë.

Ministri paralajmëroi se krahas asaj që fëmijët mënjanohen nga rruga, me ta do të punohet që të risocializohen më lehtë dhe të kyçen në procesin arsimor.

Ministri njoftoi se që të zvogëlohet ose shkatërrohet kjo dukuri, krahas aksionit, do të ndihmojë edhe implementimi i projekteve vijuese për inkluzimin e fëmijëve romë në sistemin arsimor, si dhe transferet e kushtëzuara monetare, shfrytëzues të së cilëve, siç tha, në përmasa të mëdha janë fëmijë romë të cilët rregullisht e ndjekin arsimin e mesëm.

Publikuar: 15.09.2011 | 15:50
Lexuar: 1747 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime