E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Neziri lëshoi akuza të rënda ndaj Jakimovskit, pasi sipas tij, nuk ka gatishmëri profesionale, arsimore por edhe njerëzore që t’u vijë në ndihmë nxënësve të fshatit Llokë dhe për këtë qëllim Ministria e Arsimit është e detyruar të gjejë një zgjidhje alternative.
Neziri: Jakimovski gjenerator i problemit në Nerez









Zv/ministri i Arsimit Safet Neziri deklaroi sot për ALSAT se problemi i regjistrimit të 16 nxënësve të fshatit Llokë në shkollën fillore ‘Vëllazërimi’ të lagjes Nerez, është ‘artificial dhe i shkaktuar direkt nga kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski’.

Neziri lëshoi akuza të rënda ndaj Jakimovskit, pasi sipas tij, nuk ka gatishmëri profesionale, arsimore por edhe njerëzore që t’u vijë në ndihmë nxënësve të fshatit Llokë dhe për këtë qëllim Ministria e Arsimit është e detyruar të gjejë një zgjidhje alternative.

“Po të ishte nën ingerenca të MASH-it kjo punë do të ishte harruar që moti. Krahas asaj që është tendenca e kryetarit të Komunës Karposh edhe me prapavijë ndoshta edhe politike që situatën ta nxjerrë nga kontrolli. Po e shohim se kryetari Jakimovski ka këmbëngulur dhe nuk ka gatishmëri edhe profesionale, edhe arsimore, edhe njerëzore për t’ju dalë në ndihmë këtyre fëmijëve.

Ne nuk mundemi t’i lëmë këta fëmijë në rrugë dhe unë thashë se alternativë e vetme është që prindërit e Llokës le të zgjedhin se në cilën shkollë të komunës së Sarajit dëshirojnë të shkojnë. Ne do t’ju sigurojmë edhe transportin që sa më shpejt të tejkalojmë këtë situatë, ky është apeli im”, deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër i arsimit.

Ndërkohë, ekipi i televizionit ALSAT-M kërkoi të gjente një paralele mes Komunave lidhur me projektin e ashtuquajtur të rajonalizimit të arsimit. Ne vizituam sot sektorin e arsimit në Komunën e Çairit, për të parë nëse në këtë Komunë janë lejuar të mësojnë nxënës të komunave të tjera dhe sa problematik është ky fenomen për komunat.

“Vetëm në shkollën Kongresi i Manastirit kemi 63 nxënës që vijnë prej rajonit të Idrizovës, prej Aerodromit, Lisiçes, pastaj kemi nxënës në Rajko Zhinzifov që na vijnë prej lagjes Vizbeg. Ne jemi të detyruar që ata nxënës mos ti lëmë jashtë bankave dhe i pranojmë. Kështu që kjo duhet me siguri të ndodhë edhe me komunat e tjera.

Tek ne është dhe një fenomen tjetër, ne jemi në kufi me komunën e Butelit, neve mbi 500 nxënës të komunës sonë mësojnë në Butel, në Penko dhe Panajot Ginovski nga territori i Çairit pasi më afër e kanë shkollën edhe pse i takojnë komunës Çair. Bllokë pagesat nga Ministria e Arsimit bëhet për kokë të nxënësit, sepse MASH-i financon nxënësit dhe jo komunat”, deklaroi Nuhi Dardhishta, përfaqësues i sektorit të arsimit, Komuna e Çairit.

Ndërkohë zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri edhe sot premtoi se problemi me regjistrimin e nxënësve në SH.F ‘Vëllazërimi’ në lagjen Nerez do të përfundojë deri në fund të javës. Jo vetëm aq, por Neziri garantoi se asnjë prind shqiptar nuk do të gjobitet, sikurse kërcënoi tre ditë më parë Inspektorati shtetëror i Arsimit.

Publikuar: 15.09.2011 | 16:44
Lexuar: 1790 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime