E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në trajtimin e problemeve të shumta vërehet një qëndrim dashamirës dhe pjekuri për të gjitha zhvillimet shpirtërore të kësaj moshe, prirja për pavarësi në të gjithë veprimtarinë.
Adoleshentët duan jetë të pavarur nga prindërit





Adoleshenca, apo thënë më mirë stina e shpërthimeve të tipave e të karaktereve njerëzore, sidomos të të rinjve të moshës shkollore të cilët çdo ditë e më shumë duan të jenë të pavarur.

Në trajtimin e problemeve të shumta vërehet një qëndrim dashamirës dhe pjekuri për të gjitha zhvillimet shpirtërore të kësaj moshe, prirja për pavarësi në të gjithë veprimtarinë.

Adoleshenca është një fazë e jetës së secilës qenie njerëzore, në të cilën individi përfiton aftësi e njohuri për përgjegjësitë e të rriturit për të jetuar edhe vetë në realitet ndarë nga prindërit.

Për dallim nga kohërat e vjetra, ku dhjetëra anëtarë kanë jetuar bashkë në familje, tani është më ndryshe të rinjtë tani dëshirojnë të jetojnë vetë dhe të jenë të pavarur edhe nga prindërit.

Sipas Bledar Tërhollit, arsyeja përse adoleshentët preferojnë të jetojnë vetë dhe të jenë të pavarur, janë edhe kushtet ekonomike dhe rrjedhojat e fazave të jetës. “Dikur ka qenë më ndryshe, tani nuk është më, të jetohet në bashkësi në një shtëpi me mbi 10 anëtarë të familjes.

Tani çdo ditë e më shumë kultura shqiptare po emancipohet dhe kështu që çdonjëri e do jetën më të qetë dhe më të pavarur”, thotë ai. Me kalimin e kohës adoleshentët hulumtojnë për pavarësinë e tyre dhe kështu që thuajse të gjithë kërkojnë të qëndrojnë vetë.

Edhe Adelina Pllana ndan mendimin e njëjtë me Bledarin por gjithnjë duke iu referuar këshillave të prindërve. Edhe unë si shumë adoleshentë të tjerë e kisha preferuar të jetoj e pavarur nga prindërit, natyrisht se edhe me kalimin e kohës dhe jetën në bashkëshortësi nuk e kisha dashur me prindërit e bashkëshortit.

Mirëpo mendoj se çdo fëmijë edhe pas moshës së pjekurisë ka nevojë për këshilla prindërore edhe në qoftë se jeton ndaras nga ta. Është mirë edhe nga ana e prindërve kur të kuptojnë se fëmijët e tyre janë të pavarur dhe kanë krijuar jetën e tyre personale dhe të suksesshme”, shton ajo.

Krahasuar me vendet e botës ku adoleshentët jetojnë ndaras nga prindërit, këtu tek ne edhe pse dëshirojnë adoleshentët nuk mund të ndodhë për shkak të kushteve ekonomike. “Kosova dallon mjaft shumë nga vendet e tjera të botës, po ashtu edhe mënyra e të jetuarit është më ndryshe.

Adoleshentët tanë mund ta shohin vetëm ëndërr jetën e ndarë nga familja, sepse këtu nuk ka kushte. Prindi nuk ka mundësi t’i siguroj një banesë fëmijës pas moshës së adoleshencës apo edhe gjatë kësaj periudhe, andaj edhe pas martesës, pjesa dërmuese e tyre jetojnë në bashkësi.

Dëshirë e të gjithëve është të jetojnë vetë dhe të jenë të pavarur nga prindërit, mirëpo kjo nuk mund të realizohet për shkak se një pjesë e madhe e tyre janë të papunë dhe tërë kohën e kalojnë duke shëtitur rrugëve të kryeqytetit”, shprehet i riu Atdhe Gashi.

Shpresat për një jetë më të mirë dhe më të pavarur janë tek të gjithë adoleshentët, por se kur do të arrihet kjo ende nuk mund të caktohet një periudhë, sepse ende vazhdojmë të jetojmë po me këto kushte të rënda ekonomike. Në ditët e sotme vështirë se mund të gjesh dikë që të mos dojë të jetë i lirë, por shpresojmë se me kalimin e kohës do të arrihet edhe kjo.

Publikuar: 16.09.2011 | 10:24
Lexuar: 3633 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime