E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtetet e Bashkuara përshëndesin përpjekjet e KFOR-it e të EULEX-it për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë si të mallrave edhe të njerëzve në të dy anët e kufirit të Serbisë me Kosovën.
SHBA të shqetësuara për situatën në veri






Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën dhe u bëjnë thirrje të dyja palëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprime që mund të nxisin përshkallëzimin e situatës.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin përpjekjet e KFOR-it e të EULEX-it për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë si të mallrave edhe të njerëzve në të dy anët e kufirit të Serbisë me Kosovën.

Lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve është në interes si të Serbisë edhe të Kosovës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Toner, dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropaine. Në këtë kuadër çdo bllokim rruge vështirëson jetën e banorëve si në Kosovë edhe në Serbi, theksoi ai.

Publikuar: 17.09.2011 | 09:09
Lexuar: 979 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime