E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari pritet t’i drejtohet të sot Kuvendit të Kosovës, teksa vendi shënon njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës.
Kosova shënon njëvjetorin e Kushtetutës











Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari pritet t’i drejtohet të sot Kuvendit të Kosovës, teksa vendi shënon njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës.
Në këtë përvjetor në Kosovë do të qëndrojnë edhe diplomatë të tjerë si Albert Rohan, Wolfgang Ischinger, Frank Wisner dhe Soren Jessen-Petersen.
Në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor, udhëheqësit politikë të Kosovës kanë vlerësuar se ajo ka ndërtuar bazën juridike mbi Deklaratën e Pavarësisë së vendit. Sipas tyre Kosova ka një Kushtetutë moderne dhe institucione demokratike që garantojnë të drejtat elementare të qytetarëve të saj.
Megjithatë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka thënë BBC-së se sfida më e madhe për Kosovën është moszbatimi i Kushtetutës në veriun e saj, për shkak të refuzimit të pakicës serbe dhe ndërhyrjes së shtetit serb.
Kushtetuta e Kosovës, hyri në fuqi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 qershor të vitit 2008 dhe ajo përfshiu edhe planin gjithpërfshirës të presidentit Ahtisaari.
Kushtetuta u tha se po i jepte fund administrimit ndërkombëtar dhe se do të garantonte të drejtat e pakicave e në veçanti pakicës serbe në Kosovë. Por, për përfaqësuesit politikë të serbëve, Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston ashtu siç nuk ekziston, thonë ata, as vetë shteti i Kosovës.
Serbët e Kosovës thonë se nuk do ta respektojnë atë dhe kanë kërkuar një cikël të ri bisedimesh për të gjetur, siç thonë, një zgjidhje të pranueshme për statusin e Kosovës. /bbc/

Publikuar: 15.06.2009 | 04:54
Lexuar: 1212 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime