E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Evoluimi i spirancave ka qenë i ngadalshëm dhe fillimisht pjesa kryesore e saj bazohej te materiali i drurit", vijon dr. Anastasi, duke vizatuar skicat e ndërtimit të pajisjes që edhe sot vazhdon të shërbejë për bllokimin e lëvizjes së anijes, duke mbetur në tabanin nënujor.
Në Durrës zbulohen spirancat detare 1700 vjeçare
- Gjatë ekspeditës nënujore shqiptaro-amerikane të kësaj vere janë zbuluar disa vendndodhje arkeologjike të anijeve të lashta në bregdetin shqiptar e mes tyre spirancat përbëjnë elementë mjaft interesantë për t'iu qasur historisë së lundrimit ilir dhe shqiptar.









Arkeologu nënujor, dr. Adrian Anastasi, bashkëdrejtor i misionit shqiptaro-amerikan thotë, se nga kërkimet në bregdetit jugor të Shipërisë deri tani, janë zbuluar 8 spiranca, mosha e të cilave është më e lashtë se 1700 vjet, ndërsa janë më të shumta spirancat më të reja.

"Evoluimi i spirancave ka qenë i ngadalshëm dhe fillimisht pjesa kryesore e saj bazohej te materiali i drurit", vijon dr. Anastasi, duke vizatuar skicat e ndërtimit të pajisjes që edhe sot vazhdon të shërbejë për bllokimin e lëvizjes së anijes, duke mbetur në tabanin nënujor.

Më vonë akset prej druri filluan të kombinoheshin me pjesë prej guri dhe mermeri të rëndë, ndërsa evolucioni solli më pas zgjidhjen me bashkimin e drurit me format e plumbit të derdhur.

"Këto janë provat materiale për ekzistencën e flotës ilire dhe lundrimet e saj. Prova të cilat ndodhen pjesërisht në muzeun historik të Vlorës, ndërsa pjesa tjetër në muzeun arkeologjik të Durrësit. Ka ardhur koha që objektet e zbuluara nën ujë të ekspozohen në një muze të përshtatshëm" -vijon dr. Adriani, sipas të cilit Kalaja e Ali Pashës Tepelenës në Porto Palermo është vendi më i përshtatshëm, që do të ringjallte turizmin në këtë zonë.

Publikuar: 20.09.2011 | 22:43
Lexuar: 1593 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime