E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndjehem i kënaqur që do ta përfaqësoj Zvicrën në ‘Evrovizion’ dhe do të mundohem të paraqitem sa më mirë”, ka thënë ai për “Zëri”. Sipas Valtonit, kjo këngë vjen pas hitit "One Day", e cila thotë se ka pasur suksese në televizionet e mirënjohura si Viva dhe MTV.
Valton Krasniqi përfaqëson Zvicrën në “Evrovizion”



Këngëtari i njohur Valton Krasniqi do të konkurrojë në “Evrovizion” për Zvicrën, me këngën "Turn Off The Lights". Sipas Valtonit, kënga është e përgatitur mjaft mirë që beson se do të mposhtë këngët tjera.

Kënga është e përgatitur nga dy producentët kosovarë Dj Zzap & Chris dhe e përcjellë me disa vokale të Vjollca Abdullahut. "Këngën ‘Turn Off The Lights’ janë duke e pëlqyer të gjithë duke përfshirë edhe kritikët e muzikës.

Ndjehem i kënaqur që do ta përfaqësoj Zvicrën në ‘Evrovizion’ dhe do të mundohem të paraqitem sa më mirë”, ka thënë ai për “Zëri”. Sipas Valtonit, kjo këngë vjen pas hitit "One Day", e cila thotë se ka pasur suksese në televizionet e mirënjohura si Viva dhe MTV.

Nga 1 tetori fillojnë garat dhe votimet në internet, ndërkaq televizioni shtetëror i Zvicrës SF1, do ta ketë të drejtën ekskluzive për ta ndjekur këtë eveniment të rëndësishëm muzikor.

Publikuar: 24.09.2011 | 09:25
Lexuar: 1335 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime