E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Instituti për reputacion nga Nju-Jorku i studion "besimin, vlerësimin, kënaqësinë dhe ndjenjat e mira të shoqërisë" në çdo vend, si dhe vlerësimin e kualitetit të jetesës, sigurinë dhe kujdesin për mjedisin jetësor.
Kanadaja është vendi me reputacion më të mirë në botë














Kanadaja është vendi me reputacion më të mirë në botë, tregon një hulumtim i ri amerikan, i cituar nga agjencitë botërore.

Instituti për reputacion nga Nju-Jorku i studion "besimin, vlerësimin, kënaqësinë dhe ndjenjat e mira të shoqërisë" në çdo vend, si dhe vlerësimin e kualitetit të jetesës, sigurinë dhe kujdesin për mjedisin jetësor.

Sipas përgjigjeve të 42.000 personave të anketuar, Suedia është në pozitën e dytë pas Kanadasë, më pas vijojnë Australia, Zvicra dhe Zelanda e Re. Japonia është në pozitën e 12-të, ndërsa Franca në të 18-ën.

Këto vende marrin vlerësime të mira për stabilitetin e sistemeve demokratike, BPV-në për kokë banori, mënyrën aktive të jetesës, sistemin politik të zhvilluar mirë dhe neutralitetin e tyre drejt mbrojtjeve politike ndërkombëtare.

Siguria në vend ka qenë me rëndësi esenciale gjatë vlerësimit të reputacionit.

Pakistani, Irani dhe Iraku i zënë vendet e fundit në listën e 50 vendeve, SHBA-ja është nga mesi, ndërsa Kina është në fund të listës.

Publikuar: 28.09.2011 | 11:05
Lexuar: 4685 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime