E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Shkup u promovua libri ‘Propozime për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Maqedonisë’, të autorëve Goran Mijovski, Zoran Krakutovski dhe Lubco Todorovski.
Promovohet libër për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore











Në Shkup u promovua libri ‘Propozime për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Maqedonisë’, të autorëve Goran Mijovski, Zoran Krakutovski dhe Lubco Todorovski.

Autorët thanë se edhe pse Maqedonia ka pozitë shumë të mirë gjeografike, si udhëkryq ballkanik, akoma nuk ka shfrytëzuar tërë kapacitetin transportues, pasi që nuk është e lidhur me linjë hekurudhore me dy nga fqinjët e saj, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Lidhja me këto dy vende do ti mundësonte vendit lidhje me portet detare të këtyre dy shteteve, ndërsa ndërtimi i hekurudhave do të ndikonte në zhvillimin më të shpejtë të vendit, dhe do ta bënte Maqedoninë vend më tërheqës për investime, thanë autorët.

“Ajo që propozuam në këtë dokument si mundësi për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore ka të bëjë me vazhdimin e ndërtimit të Korridorit 8-të, pra lidhje hekurudhore me Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Gjithashtu shqyrtuam mundësitë për lidhje të reja më shtetet fqinje dhe këtu patëm parasysh potencialet që i ka rajoni, dhe vlerësuam se në rajonin e Strumicës mund të bëhet një studim për lidhjen e hekurudhë së Maqedonisë me atë të Bullagrisë, si dha nga Strumica lidhjen me Korridorin 10-të”, deklaroi Goran Mijovski, bashkautor i studimit.

Publikuar: 23.06.2009 | 05:49
Lexuar: 1739 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime