E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërmjetësi i BE-së ka propozuar 14 tetorin si datë për rifillimin e dialogut, por Beogradi dhe Prishtina vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme rreth temës së bisedimeve.
Sot vendoset për vazhdimin e dialogut Kosovë-  Serbi


Ndërmjetësi i BE-së për dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper do të qëndrojë sot në Prishtinë, pas vizitës në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për vazhdimin e dialogut teknik, të ndërprerë dy herë që nga fillimi i tij me 8 mars të këtij viti.

Ndërmjetësi i BE-së ka propozuar 14 tetorin si datë për rifillimin e dialogut, por Beogradi dhe Prishtina vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme rreth temës së bisedimeve.

Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri ka deklaruar se Kosova do të marrë të hënën vendimin e saj, pas takimit që do ta zhvillojë me ndërmjetësin e BE-së, dhe pasi të sigurohet se në negociata nuk do të diskutohet për çështje politike por vetëm për probleme të natyrës teknike.

“Qëndrimi i qeverisë së Kosovës është i prerë, për këtë çështje të gjitha institucionet janë në një linjë, ne kemi platformën e qartë për këtë dialog me vijat e kuqe, që nënkupton që për çështjet e rregullimit të brendshëm të Kosovës, për sovranitet dhe integritet territorial të shtetit tonë nuk bisedojmë asnjëherë me Serbinë”, theksoi Tahiri.

Sipas saj, tendencat e Serbisë, në fakt, janë që të shkelet mandati i Rezolutës së OKB-së për një dialog teknik.

Publikuar: 10.10.2011 | 01:31
Lexuar: 1115 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime