E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nuk e di pse bëhet e tërë kjo rrëmujë rreth trupit të femrës. Format e trupit vërtetë janë seksi, por më së shumti ndjehem tërheqëse kur jam me burrin tim. Ai më shikon me aq epsh, vazhdimisht më flet se si jam e bukur dhe unë nuk kam çfarë të bëj përveç që t’i besoj”, ka thënë duke qeshur ylli i serisë "Mad Man".
Burri e ka bërë të ndjehet seksi







Aktorja e bukur Christina Hendricks, të cilën publiku dhe mediet e konsiderojnë si njërën nga femrat më seksi në botë, ka zbuluar se ndjehet seksi dhe tërheqëse falë burrit të saj, i cilia këtë ia rikujton vazhdimisht.

“Nuk e di pse bëhet e tërë kjo rrëmujë rreth trupit të femrës. Format e trupit vërtetë janë seksi, por më së shumti ndjehem tërheqëse kur jam me burrin tim. Ai më shikon me aq epsh, vazhdimisht më flet se si jam e bukur dhe unë nuk kam çfarë të bëj përveç që t’i besoj”, ka thënë duke qeshur ylli i serisë "Mad Man".

Christina 36-vjeçe është e martuar me kolegun Geoffrey Arend. Martesa kishte pasuar pas katër vjet romance. Ajo thotë se në martesë ndjehet e lumtur, edhe pse kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Edhe pse shumica i japin asaj komplimente, Christina mban mend momentet kur ka vuajtur rreth pamjes së saj.

I kujton komentet ‘helmuese’ në llogari të dukjes së saj në ceremoninë e çmimeve Globi i Artë vitin e kaluar. Redaktorja e modës në “New York Times”, Cathy Horyn, kishte botuar foto të falsifikuara të aktores, për çka ajo dukej më e shëndoshë se në të vërtetë është. Ajo më pas i kishte kërkuar falje, por aktorja e kishte ngulitur në mendje këtë.

Publikuar: 10.10.2011 | 09:56
Lexuar: 1652 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime