E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! i fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të kyçen masovikisht në procesin e regjistrimit të popullësisë.
ZGJOHU! u bën thirrje shqiptarëve të përfshihen masovikisht në procesin e regjistrimit






Lëvizja Qytetare ZGJOHU! i fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të kyçen masovikisht në procesin e regjistrimit të popullësisë.

"Familjarët shqiptarë duhet të përgatisin dokumente valide me të cilat do t'i regjistrojnë të gjithë anëtarët e familjeve dhe të përfshijnë edhe ata familjar të cilët nuk do të gjenden nëpër shtëpitë e veta gjatë regjistrimit", thuhet në kumtesën e lëvizjes ZGJOHU!.

Prej aty apelojnë deri tek shqiptarët që të kyçen masovikisht në regjistrim si dhe të regjistrojnë familjarët e tyre me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, por që vendbanim të përhershëm kanë Maqedoninë dhe kanë dal nga vendi në 12 muajt e fundit.

Sa i përket porosive konfilktuoze në opinion nga Enti Shtetëror për Statistikë dhe pjesëtarët maqedonas të Komisionit Shtetëror për Regjistrim rreth Ligjit për Regjistrim dhe metodologjisë së imponuar nga enti statistikor, ZGJOHU! apelon deri tek regjistruesit shqiptar të respektojnë dhe ndjekin vetëm ligjin për regjistrim, i cili qartazi thotë në nenin 40, paragrafi 3, që anëtari i familjës i regjistron të gjithë anëtarët e tjerë të familjes në rast se nuk janë prezent për momentin si dhe regjistruesi duhet t'i regjistrojë absolutisht të gjithë shqiptarët që në 12 muajshin e fundit janë larguar nga shtëpitë e tyre në Maqedoni.

Në lidhje me keto keqintepretime të qëllimshme dhe me tendencë politike të entit statistikor dhe Komisionit Shtetëror për Regjistrim, ZGJOHU! do të analizojë mundësinë e ngritjes së procedurave për të shqyrtuar përgjegjësinë ligjore të drejtuesve të këtyre institucioneve.

ZGJOHU! edhe një herë rithekson rëndësinë strategjike dhe politike për zhvillim të regjistrimit të drejtë dhe të saktë të popullsisë dhe fton në veçanti regjistruesit shqiptar që të bëjnë punën e vet me përkushtim dhe përgjegjësinë më të lartë kombëtare.

Në rast se institucionet e shtetit do të vazhdojnë me përpjekjet për të dëmtuar shqiptarët në këtë regjistrim, ZGJOHU! do të ftojë shqiptarët që t’i kontestojnë rezultatet. Njëkohësisht, ftojmë të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar dhe që kanë pyetje rreth regjistrimit të paraqiten në zyrën tonë në telefonin 02/2616 861

ZGJOHU! gjithashtu shfrytëzon këtë rast që të prononcohet rreth çështjes së deklaratës së ambasadorit të Shqipërisë Arben Çejku dhe të vihet në mbështetje të plotë të Çejkut. ZGJOHU! në vazhdimësi ka kërkuar mbështetje nga të gjithë ambasadorët në vend kundër politikave diskriminuese të institucioneve të vendit dhe Çejku vetëm ka artikuluar shqetësimet e pjesës së ndarë të kombit shqiptar që jeton në Maqedoni dhe i ka adresuar ato tek individët me mëndje të pareformuar që po mbajnë peng marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe rrezikojnë ardhmërinë e vendit.

Njëkohësisht dënojmë politikën e presionit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme ndaj ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO dhe BE që dëshmon që ky institucion ka prioritete tjera dhe jo ato të integrimeve euroatlantike, thuhet në kumtesën e lëvizjes ZGJOHU!.

Publikuar: 10.10.2011 | 15:31
Lexuar: 1447 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime