E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Aktivistët që u arrestuan janë: Bekim Gashi, Frashër Krasniqi dhe Veton Dragusha. Aktivistët e arrestuar u dërguan në stacionin policor në Kastriot”, thuhet në njoftim.
Arrestohen 3 aktivistë të VV-së





Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për medie, ka bërë të ditur se të mërkurën, rreth orës 13.00, tre aktivistë të kësaj lëvizjeje, duke udhëtuar me makinë, u ndaluan nga policia te kryqëzimi i Arllatit, në magjistralen Prishtinë - Pejë, me ç’rast, sipas Vetëvendosjes, u arrestuan pa ndonjë arsye.

“Aktivistët që u arrestuan janë: Bekim Gashi, Frashër Krasniqi dhe Veton Dragusha. Aktivistët e arrestuar u dërguan në stacionin policor në Kastriot”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje këtë akt të policisë e konsideron si presion të qëllimshëm nga një Qeveri e frustruar, “e cila në pamundësi për t’i mbrojtur interesat e vendit, ka zgjedhur ta luftojë Lëvizjen Vetëvendosje për ta ruajtur pushtetin e vet”.

Publikuar: 12.10.2011 | 19:53
Lexuar: 1200 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime