E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me mirënjohje të veçanta për sponsorët të cilët në tërësi e përkrahën këtë eveniment sportive si Dr. Michael Weh, Volker Schulze, Andy Hoyer pronar i hotelit Zum Kirschbaumihr dhe Friseur Team “Am Bremig “ e pronares Brigitte Rohrer, por edhe për gazetën Fakti dhe TVart .
Bekim Nuhija një sportistë i nderuar i cili afirmoi sportin dhe kulturën shqiptare






















Në Rottendorf të Gjermanisë u mbajt “Keichu Do European Open”


Shaban SINANI

E shtuna për vendbanimin Rottendorf në Würzburg të Gjermanisë, ishte një festë e vërtet e sportit. U mbajt turneu i dytë me radhë Kampionati i Hapur Evropian i karatesë i organizuar nga një yll i karatesë shqiptare, mjeshtri i këtij sporti Bekim Nuhija .
Në këtë turnir morën pjesë mbi 350 karateistë nga 26 nacionalitete të ndryshme në mesin e të cilëve edhe mjeshtër të njohur të karatesë botërore Patrik Paoolozi 7 DAN, Ardiano Marchese 7 DAN, Gero Peter 9 DAN, Volker Horn, Bajram Yildiz karate master, Sonja Stumpf dhe shumë emra të njohur të karatesë.
Kryetari i komuns së Rottendorfit me  Bekim Nuhijën





Para fillimit të këtij evenimenti organizatori Bekim Nuhija të pranishmëve iu drejtua me këto fjalë. ”Duke ju falënderuar që jeni pjesë e këtij evenimenti të madh sportive ju dëshiroj suksese në gara ku do të mbizotëroj para se gjithash fair play, ndërsa le të fitojnë më të mirët. Kur jemi tek ky turnir patjetër dua të falënderojë të gjitha ata të cilët na përkrahën” tha ai.
Kryetari i Rottendorf-i Raine Fudis i cili e shpalli këtë turnir pos tjerash, tha:” Është nder për vendin tonë që jeni tubuar në numër kaq të madh. Uroj organizatorin për këtë organizim të shkëlqyeshëm. Suksese të gjithëve” .
ekipi i Bekim Nuhijës

Çka të thuhet për turnirin ku për të gjithë fituesit u ndanë shpërblime adekuate pra kupa për të gjithë. Në këtë turnir me suksese të mëdha u veçuan dy talente e jashtëzakonshme të këtij sporti Shkëlqime dhe Simbile të cilat dolën fituese në katër disiplina . “Ja siç shihni neve vazhdojmë traditën familjare në këtë sport duke shënuar suksese shumë të mira. Por e patë edhe vetë se këtu dolëm para flamurit tonë kombëtar dhe për këtë jemi tepër të kënaqura” tha motrat Shkëlqime dhe Simbile Nuhija të cilat janë nga Reçani i Gostivarit. Në turnir kishte edhe disa shqiptar tjerë të cilët prezantoheshin në klube të ndryshme.


Gjermanët për mjeshtrin e karatesë Bekim Nuhijën




Pronari  i hotelit

Patrik Paoolozi 7 DAN “Dua të theksoj se Bekimin e kam pasur nxënës dhe ai ka qenë i shkëlqyeshëm, ndërsa tani është edhe si trajner i shkëlqyeshëm. Këtë ai e ka dëshmuar edhe me organizimin e këtij turniri që lirisht mund të them se ishte grandioz. Është ky një turnir ndër më të mëdhenjtë që organizohet në Gjermani, këtu janë mjeshtër të vërtet të Keichu-Do Karate. Do të doja që në të ardhmen në këtë turnir të marrin pjesë edhe karateistë nga vendlindja e Bekimit nga Maqedonia për të cilët kam dëgjuar se janë mjeshtër të mirë të këtij sporti”.
Andy Hoyer pronar i hotelit Zum Kirschbaumihr i cili ka një respekt të veçantë për Bekimin si njeri dhe sportist i cili jeton dhe vepron në këtë vend “Kemi obligim që të përkrahim këtë eveniment pasi kjo organizohet për fëmijët tanë të cilët në vend të rrugës janë duke u marrë me sport. Sporti ndikon pozitivisht në integrimin e fëmijëve tanë”.
Gero Peter 9 DAN, një mjeshtër i madh karatesë për Bekim Nuhiun si sportist dhe njeri u shprehë “ Nuk kam fjalë me të cilët do të isha shprehur për këtë sportist të madh. Ai ka affirmaur vlerta e karatesë si art marcial”
Bajram Yildiz mjeshtër i karatesë i cili është me prejardhje nga Turqia por jeton dhe vepron në Gjermani krejtë duke iu falënderuar mjeshtrit të madh Bekim Nuhiut. Dëshirojë të porosisë shqiptarët e Maqedonisë që sa më tepër të arrin suksese në sport pasi sporti është një ambasador i vërtet i popullit”.


Respekt të veçantë për gazetën Fakti dhe TV art

dhurat pë gazetarin e pranishëm

Me ftesën e organizatorit “Keichu Do European Open” dhe Bekim Nuhiut në këtë i evenimenti të madh sportive që u organizua nga një shqiptar , në Rottendorf , i pranishëm ishte edhe gazetari sportiv i të përditshmes Fakti. Me rastin e hapjes solemne të turnirit organizatori ndau mirënjohje të veçanta për sponsorët të cilët në tërësi e përkrahën këtë eveniment sportive si Dr. Michael Weh, Volker Schulze, Andy Hoyer pronar i hotelit Zum KirschbaumIhr dhe Friseur Team “Am Bremig “ e pronares Brigitte Rohrer, por edhe për gazetën Fakti dhe TVart . “Kemi nderin që të përshëndesim gazetarin Shaban Sinani i cili ka kaluar 2000 km për të ndjekur këtë eveniment sportiv” tha Bekim Nuhija.
Praninë e gazetarit të Faktit e përshëndeti dhe kryetari i komunës së Rottendorfit Raine Fudis si dhe përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse.
Pra, në Rottendorf, në turneun e madh “Keichu Do European Open” frymonte edhe gjuha dhe simboli shqiptar i cili ishte ngjitur në vendin ku ndaheshin shpërblimet për më të mirët

garuese 1
Shkëlqime  Nuhija
Simbile Nuhija
Sonja
garues

Publikuar: 12.10.2011 | 21:45
Lexuar: 2810 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime