E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Pas martesës na është dashur që t’i kthehemi punës dhe nuk kemi mundur që të shkojmë në muajin e mjaltit. Fatmirësisht kemi pushuar para martesës, gjatë verës, në Mal të Zi. Por do ta shfrytëzojmë Muajin e Mjaltit në Rugovë më vonë”, - ka thënë artistja, ndërsa e sapomartuar sikurse ajo, “12 fantastikëve” u është bashkëngjitur edhe Yllka Kuqi, gjithashtu këngëtare shumë e talentuar.
Teuta Kurti: Muaji i mjaltit le të presë, në fillim puna






Teuta Kurti, e cila muajin e kaluar i dha fund beqarisë, duke u martuar me të fejuarin Dardan Luta, ka thënë se fundmi se për shkak të angazhimeve ajo do të shkojë në muaj mjalti “të vonshëm”. Aktualisht, këngëtarja e talentuar është angazhuar në “12 Fantastikët”, pranë spektaklit “E Diell” në Top-Channel, por sapo të gjejë paksa kohë të lirë, së bashku me të shoqin ajo do t’i drejtohet bjeshkëve të Rugovës, një zonë mjaft e njohur turistike në Kosovë.

“Pas martesës na është dashur që t’i kthehemi punës dhe nuk kemi mundur që të shkojmë në muajin e mjaltit. Fatmirësisht kemi pushuar para martesës, gjatë verës, në Mal të Zi. Por do ta shfrytëzojmë Muajin e Mjaltit në Rugovë më vonë”, - ka thënë artistja, ndërsa e sapomartuar sikurse ajo, “12 fantastikëve” u është bashkëngjitur edhe Yllka Kuqi, gjithashtu këngëtare shumë e talentuar.

Por, a kanë ndryshuar prioritetet e Teutës, tanimë që është futur në martesë?! “Unë dhe Dardani jemi bashkë prej gjashtë vitesh dhe gjithmonë kemi pasur përkrahjen e njëri-tjetrit, sikurse do ta kemi edhe në të ardhmen. Shpresoj që do të vazhdojë të na ndjekë përherë i njëjti fat”, - ka vijuar më tej këngëtarja, e cila e ka filluar karrierën muzikore pas pjesëmarrjes në talent-show-n “Ethet”.

Publikuar: 14.10.2011 | 11:39
Lexuar: 2958 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime