E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dykatëshe, vila ka një hapësirë të pamatë brenda saj, është e pajisur me jakuzi, palestër dhe kinema private e komoditete të tjera përrallore, të gjitha të vendosura në një hapësirë prej pothuajse 2 mijë metrash katrorë.
Vila e Pitt-Jolie në shitje për 14 mln $










Çifti i aktorëve më të paguar në botë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, kanë nxjerrë në shitje një prej vilave të tyre, e ndodhur në Malibu, për një vlerë prej 13,75 milion dollarësh.

Ndërsa janë shumë të paktë njerëzit në botë që e kanë mundësinë ta blejnë, të gjithë të tjerët mund të shohin se përse kjo shtëpi, ku ata pothujase nuk kanë banuar kurrë, vlen kaq shumë.

E ndodhur mbi një shkëmb me pamje nga Oqeani Paqësor, shtëpia ka një oborr të madh me pemë dhe bar, pishinë, fushë tenisi dhe vende të tjera për relaks.

Dykatëshe, vila ka një hapësirë të pamatë brenda saj, është e pajisur me jakuzi, palestër dhe kinema private e komoditete të tjera përrallore, të gjitha të vendosura në një hapësirë prej pothuajse 2 mijë metrash katrorë.

Kjo është një prej vilave të çiftit Pitt-Jolie, të cilët kanë vila të tjera në Los Anxhelos, Nju Orlins, Francë dhe Itali. Nuk dihen arsyet përse çifti hollivudian ka vendosur të shesë këtë pasuri.
Vila e Pitt-Jolie në shitje për 14 mln $
Vila e Pitt-Jolie në shitje për 14 mln $
Vila e Pitt-Jolie në shitje për 14 mln $

Publikuar: 15.10.2011 | 00:39
Lexuar: 3709 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime